Shëndeti ndoshta është gjëja e fundit që ju vjen në mend kur jeni në prag të ejakulimit, por pamja, konsistenca dhe aroma e spermës mund të ndihmojë shumë sa i përket monitorimit të shëndetit
Produkti juaj përfundimtar përmban vetëm 10 për qind spermë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga enzimat, vitamina C, kalciumi, proteinat, zinku, etj., e që të gjitha këto tregojnë se çfarë gjendet brenda trupit tuaj, transmeton Telegrafi.
Kur sperma është normale dhe e shëndetshme
Sperma kryesisht është lëng me ngjyrë hiri apo të bardhë të mbyllur dhe ka aromë klori (edhe pse kjo varet nga individi në individ).
Vëllimi mesatar i spermës që prodhohet në një ejakulim të vetëm shkon nga 2 deri në 5 ml, që është përafërsisht një lugë gjelle lëng.
Nëse sperma mban ngjyrë të kuqe apo ngjyrë kafe, kjo ndoshta është për shkak të hovit të enëve të gjakut, dhe zakonisht nuk keni nevojë të brengoseni për këtë.
Përderisa kjo është krejtësisht normale, nëse ndodh që sperma mos ta rikthejë ngjyrën e vet brenda më së shumti dy ditëve, është e nevojshme ta vizitoni doktorin sepse mund të keni ndonjë infeksion apo kancer.
Kur duhet të brengoseni
Një ngjyrë e gjelbër apo e verdhë e spermës mund të jetë indikator i diçkaje të keqe – kryesisht shenjë e ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht.
Çfarë nëse nuk keni spermë fare?
“Orgazma e tharë” është kur mashkulli e arrin klimaksin seksual por nuk ejakulon. Te shumica e meshkujve të ri kjo nuk është problem, dhe zakonisht është rezultat i orgazmave të shpeshta nga të cilat gjenitalet mbesin pa lëng.
Sidoqoftë, te meshkujt e moshës së mesme apo te meshkujt e vjetër të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike të prostatës, radioterapisë apo tretmanëve tjera në zonën e prostatës, kjo mund të jetë shenjë e ejakulimit reaksionar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City