Kanceri i vezoreve është sëmundje e cila shfaq një numër simptomash – të cilat mund ta shpejtojnë trajtimin.
Sarah Greene – e cila e ka humbur nënën nga kjo sëmundje – tani mundohet ta rritë vetëdijesimin sa i përket simptomave të kësaj forme të kancerit, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet tregojnë se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar 7300 gra diagnostikohen me kancer ovarial.
Problemi është se simptomat e këtij kanceri nuk janë të fshehta, megjithatë ngjasojnë me simptomat e shumë sëmundjeve tjera.
Prandaj është mirë që posa ta keni ndonjërën nga simptomat e kancerit ovarial të bëni një ultrazë apo një test gjaku.
Simptomat më të zakonshme të kancerit ovarial janë:
– Ndiheni vazhdimisht e fryrë
– Keni një bark të ‘ënjtur’
– Nuk ndiheni rehat në zonën e pelvikut
– Ndiheni menjëherë e ngopur kur hani, ose keni humbje apetiti
– Keni nevojë të urinoni më shpesh se normalisht
– Humbje e padëshirueshme e peshës
Rreziku i këtij kanceri rritet me moshën, ku shumica e rasteve ndodhin pas menopauzës. Rreth tetë në dhjetë raste me këtë kancer diagnostikohen te gratë mbi moshën 50 vjet, edhe pse disa lloje të rralla të këtij kancerit mund të shfaqen edhe te vajzat e reja.
Rrezik shfaq edhe historia familjare me këtë sëmundje sepse mund ta keni trashëguar gjenin fajtor BRCA1 apo BRCA2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City