LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë, eurointegrimet pjesë e diskutimeve

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancë, eurointegrimet pjesë e diskutimeve

Gjendja dhe përparimi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së dhe statusi i realizimit të prioriteteve për hyrje në NATO është një ndër pikat të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të caktuar për sot pasdite.

Siç njoftuan nga qeveria, në mbledhje do të gjendet edhe propozim–ligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të BeH-së për njohje të ndërsjellë dhe zëvendësim të patentë shoferëve, informatave për modelet për përmirësim të funksionimit të projektit “Hapja e Kuzhinave popullore”, si dhe për rrjedhën e aktiviteteve lidhur me librat nga projekti për përkthimin dhe shtypjen e 50 librave mësimore universitare të cilat përdoren në 10 universitetet e para të ranguara në pajtim me Listën e Shangait për vitin 2015.

Ministrat në mbledhje do ta shqyrtojnë edhe informatën lidhur me nevojën e lidhjes së aneksit ndaj marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore të kontraktuar me Qeverinë e RM-së dhe kompaninë shfrytëzuese të ZZHTI Shtip “Jonson Controls SHPKNJ Shtip”.


Ministrat, në kuadër të mbledhjes, ceket, do ta shqyrtojnë edhe informatën për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes mes Qeverisë së RM-së dhe Komisionit evropian për financim lidhur me Programin shumëvjeçar operativ “Zhvillimi rajonal”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori