LAJMI I FUNDIT:

OKB-ja dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut

OKB-ja dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut

Komisioni për të drejtat e njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dënoi sot Korenë e Veriut për shkeljet e të drejtave të njeriut, duke bërë një paralelizëm mes kequshqyerjes së koreano-veriorëve dhe programeve balistike dhe bërthamore të Phenianit.

Ky dënim shënohet në një rezolutë jodetyruese të miratuar nga komisioni dhe do të kalojë për debat në dhjetor në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme.


Me propozim të Bashkimit Evropian dhe Japonisë, rezoluta dënon Korenë e Veriut për cenim të burimeve të saj për vijimin e programeve të armëve bërthamore dhe balistike pavarësisht mirëqenies së popullsisë.

Teksti citon një shqetësim mjaft serioz përballë përdorimit nga ana e Phenianit ndaj torturës, ekzekutimeve të menjëhershme, ndalimeve arbitrare dhe rrëmbimit të shtetasve të huaj si jashtë dhe brenda territorit të Koresë së Veriut.

Ambasadori koreano-verior, Ja Song Nam njoftoi se qeveria e tij hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë rezolutë, duke vlerësuar si një manovër për të diskredituar regjimin e Phenianit.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori