Frika nga përgjimet e shërbimeve të huaja, të cilat kanë qenë mjaft të shqetësuara për rritjen e krimit të organizuar në Shqipëri dhe nivelin e lartë të korrupsionit, duket se ka mbërthyer kryeministrin Edi Rama, i cili kohët e fundit ka evituar në maksimum shoqërimin apo bisedat me persona deri dje shumë afër tij.
Rasti Tahiri ishte sinjali i parë i alarmit për kryeministrin, i cili nuk e priste që materialet kompromentuese për ministrin e tij më të besuar të dilnin në publik. Pasiguria dhe ankthi i Ramës u lexuan qartë gjatë qëndrimeve që ai mbajti për ish-ministrin e Brendshëm. Në fillim e shiti plotësisht, pastaj u detyrua ta marrë në mbrojtje, me një fjalim para grupit parlamentar, ku më shumë dallohej përpjekja për të dalë vetë i larë nga kjo histori se sa shqetësimi për fatin e ish krahut të djathtë të tij.
Edi Rama nuk është i sigurt se çfarë informacionesh, provash apo faktesh kanë shërbimet e huaja për njerëzit e tij dhe deklaratat e ambasadorit amerikan se në janar do të ketë arrestime të forta, e kanë bërë t’i shohë me dyshim të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Duke nuhatur emrat e disa individëve, ndonjë deputeti, kryetari bashkie apo dhe ministri, të cilët qarkullojnë në kuluaret e politikës dhe medias, burime të lapsi.al thanë se kryeministri ka ndërprerë çdo komunikim me ta.
Kjo ndërprerje e papritur komunikimi ka shtuar ankthin tek personat në fjalë, por nuk është se ka lehtësuar kryeministrin. Distancimi i tanishëm prej tyre, sipas rekomandimeve nga këshilltarët e tij që pretendojnë se janë të afërt me qarqe diplomatike, nuk është se anulon ndonjë implikim të mundshëm në të shkuarën. Po ashtu sikurse përpjekja për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga tema e nxehtë e luftës kundër krimit, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia politike (ndoshta dhe ligjore) kreun e mazhorancës.
Njerëzit deri dje të besuar dhe të afërt të Ramës, sot po shprehin hapur habinë dhe zhgënjmin e tyre për bojkotimin e papritur që u ka bërë i pari i qeverisë. Disave u mungojnë udhëtimet gazmore të fundjavave, disa të tjerëve darkat në restorantin e kryeministrisë e disa të tjerëve telefonatat dhe sms e përnatshme para se të flinin gjumë. Por Edi Rama nuk ka faj, atij ia kanë vrarë gjumin dhe nuk mund të shqetësohet për pagjumësinë e të tjerëve.
Historia i lidhjeve të politikës me krimin sapo ka nisur dhe kryeministrit do t’i duhet t’i lërë me radhë shokët, me shpresë se radha nuk do të mbërrijë deri tek ai. /lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City