LAJMI I FUNDIT:

Yll Limani dhe 2po2 ndezin “Dritat” (Video)

Yll Limani dhe 2po2 ndezin “Dritat” (Video)
Yll Limani dhe 2po2 sollën bashkëpunimin e tyre më të ri "Dritat" (Foto: YouTube)

Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Dritat”.

Dyshja janë bërë bashkë për të sjell këtë projekt shumë të veçantë, i cili siç kanë treguar edhe më parë, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë.


Kënga e dyshes është punuar nga Gzim Lazri, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet ata.

2po2 në klipin e ri “Dritat” (YouTube)

“Dritat” ka marrë si projekt një kuptim edhe më sipërfaqësor duke u punuar me një klip i cili i përshtate mjaft mirë tematikës së kësaj kënge.

Ana vizuele e projektit i është besuar produksionit Imagine Films.

2po2 dhe Ylli kanë sjell edhe më përpara këngë së bashku në versionin akustik, ndërsa janë pëlqyer nga publiku për bashkëpunimet mes tyre. /Telegrafi/