LAJMI I FUNDIT:

Shpendi apo Arbani? Edhe këngëtarët e estradës ‘preokupohen’ nga balotazhi i Prishtinës (Foto)

Shpendi apo Arbani? Edhe këngëtarët e estradës ‘preokupohen’ nga balotazhi i Prishtinës (Foto)

Dje (e hënë) në emisionin “Magazina Lokale” të Klan Kosovës është zhvilluar për herë të parë debati mes dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës: Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi.

Dyshja e cila ndodhen tashmë në balotazh kanë shpalosur idetë dhe premtimet e tyre lidhur me plan-programin e tyre si kandidatë për kryetar të kryeqytetit, shkruan Telegrafi


Debati në fjalë ka zgjuar shumë interes te publiku dhe jo vetëm.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe figurat publike duket se janë mjaft të ‘preokupuar’ lidhur me këtë balotazh, fundi i të cilit do të jetë në datën 19 nëntor, këtë të diele.

Shumë prej këngëtarëve kanë publikuar në rrjetet sociale sekuenca nga debati i mrëmshëm, ndërsa kanë pyetur me kureshtje fansat se kush do ta fitojë balotazhin për Prishtinën.

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej tyre:

Reperi Gold AG pulbikoi një fotografi në InstaStory, gjersa kishte vendosur edhe një anketë përmes opsionit të ri të Instagram, në të cilin pyeste: Shpendi apo Arbani? Rezultatet e votimit, mesa duket i ka mbajtur për vete

Vesa Luma

Këngëtarja Vesa Luma gjithashtu publikoi një fotografi në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës kishte vendosur anketën e njëjtë, ndërsa tregonte se votat do t’i mbante të fshehura.

Don Arbas

Producenti Don Arbas publikoi një fotografi të kandidatit nga LDK-ja, Arban Abrashit, teksa shkruante në mbishkrimin e fotografisë: “kthehu në shtëpi i dehur”. Me këtë rast ai tregoi se jep mbështetjen e tij për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmetin.

Mimoza Mustafa

Edhe këngëtarja Mimoza Mustafa vendosi të shprehë mbështetjen e saj për Shpendin përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës shkruante: “Prishtina vazhdon me zemër”.

Drenusha Latifi

Ndonëse prej vitesh jeton në Suedi, ish-Miss Kosova edhe këngëtarja Drenusha Latifi publikoi në InstaStory një fotografi nga debati i zhvilluar mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Në mbishkrimin e fotografisë, ajo kishte publikuar anketën e njëjtë si kolegët e saj me opsionet: Arban apo Shpendi?

Të gjitha këto pyetje jo vetëm të figurave publike, por edhe të qytetarëve të kryeqytetit, do të marrin përgjigje më 19 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori