LAJMI I FUNDIT:

Luftë propagandistike në Evropë

Luftë propagandistike në Evropë
DE8CY2 Forward to the victory of communism!, 1952. Artist: Golovanov, Leonid Fyodorovich (1904-?)

Rusia përpiqet ta dobësojë BE-në dhe përhap qëllimisht dezinformata, kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për këtë janë të bindur shumë kritikë në Bruksel. Tani po bëhen përpjekje për hartimin e një kundërstrategjie.

“Sputnik” në Serbi është dega e medias RT për raportimin online dhe radiofonik e financuar nga Kremlini. U përdorën tone dramatike në mes të tetorit, kur ministrat e Jashtëm të tetë vendeve anëtare të BE-së – Kroacisë, Çekisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar – në një letër drejtuar Federica Mogherinit bënin fjalë për përhapjen e dezinformacioneve dhe propagandës “gjithnjë e më të rafinuar dhe më të intensifikuar” nga “aktorë të jashtëm”. Qëllimi i tyre, sipas ministrave, është “ngjallja e mosbesimit dhe pakënaqësisë me rendin demokratik si dhe për diskretituar BE-në dhe vendet partnere të BE-së me qëllim që të dobësojnë unitetin evropian”.

Njëkohësisht, 65 ekspertë evropianë të sigurisë dhe parlamentarë nga 21 vende të BE-së nënshkruan një deklaratë, në të cilën shprehimisht bëhet përgjegjëse ministrja e Jashtme e BE-së Federica Mogherini, që ajo nuk ka ndërmarrë masat e duhura kundërvënëse dhe nuk e përcakton Rusinë si burimin kryesor të dezinformatave armiqësore. Për këtë fushatë dezinformomi, mediet si “Sputnik” dhe shtëpia mediatike “RT” ( Russia Today), përdoren qëllimisht si instrument propagande.


Se si mund të kufizohet influenca e medieve ruse, për këtë diskutoi në Bruksel Këshilli i Punëve të Jashtme (FAC). Veçanërisht në fokus janë vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Që në vitin 2015 mbi bazën e një nisme të Këshillit Evropian u krijua një Task Force për Komunikim Strategjik (StratCom) , për të zbuluar dhe luftuar “fushatën dezinformuese ruse”. Si përmirësimi më i ri në vjeshtë të këtij viti u vu në funksionim njësia StratCom Western Balkans.

“Ekipi për Ballkanin Perëndimor punon, për të promovuar BE-në dhe politikën e vlerat e saj opinionin publik në rajon”, thotë Maja Kocijancic, zëdhënëse e së ngarkuarës së BE-së për Politikën e Jashtme Mogherini. “Qëllimi është, që avantazhet e integrimit në BE t’u përçohen njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor e po ashtu edhe vendeve anëtare të BE-së”.

Por, pas nismës me emërtimin StratCom Westbalkan aktualisht qëndrojnë vetëm dy punonjës, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me StratCom East, një Task-Force e ngjashme për vendet anëtare të BE-së në lindje të Evropës. Ato së bashku krijojnë një njësi të vetme të BE-së, që është përgjegjëse për fushatën e supozuar të desinformimit nga Kremlini. Gjithsej kjo njësi përfshin vetëm 16 punonjës. Ndaj ekspertë në BE druajnë, se ky ekip është i pamjaftueshëm për t’i bërë ballë influencës ruse në pjesë të ndryshme të Evropës përfshi edhe Ballkanin Perëndimor.

Ndaj, ekspertët dhe politikanët e sigurisë kërkojnë forcimin e punës strategjike të komunikimit në BE duke përfshirë edhe Referatin për Ballkanin Perëndimor të StratCom-it. Financimi për kufizimin e propagandës ruse duhet të trefishohet në të paktën një milionë Euro. Për krahasim: një Task Force e ngjashme në SHBA, Qendra Global Engagement, ka ndërkohë 80 punonjës me një financim prej 60 milionë Dollarësh.

Rusia tradicionalisht ka marrëdhënie të mira me vendet e Evropës Lindore dhe ato të Ballkanit e po ashtu ajo ka interesa të fuqishme gjeostrategjike në këtë rajon. Moska mbështetet në këto rajone nga minoritetet e fuqishme ruse, veçanërisht në shtetet e Baltikut, po ashtu ajo u referohet lidhjeve historike me bashkësinë sllavo-ortodokse në vendet e Ballkanit Perëndimor si Serbia, Maqedonia e po ashtu edhe Bullgaria.

“Lidhjet ruse në këtë rajon janë forcuar prej shekujsh dhe janë tradicionalisht të shumë të ngushta. Por BE-ja e ka strategjinë si dhe instrumentet më të mira, për të vënë diçka në lëvizje”, thotë Angelina Eichhorst, drejtore për vendet e Ballkanit Perëndimor në Shërbimin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Ne ekzistojmë si strukturë, sepse mendojmë, që si për njerëzit në këtë rajon ashtu edhe për BE-në është e rëndësishme të punohet bashkërisht, për të arritur paqen dhe dhe mirëqenien si dhe për t’i ruajtur ato”, nënvizon Eichhorst. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Evropa
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori