Ekonomistët thonë se largimi nga komunikacioni i veturave që deri diku edhe ndotin ambientin, nuk janë të arsyeshme për shkak se veturat me dizel – vetëm 2 përqind emitojnë grimcat e rrezikshme PM10 në raport me dëmin më të madh që shkakton ngrohja e amvisërive, industria dhe prodhimtaria e energjisë.
Prej vitit 2019 pritet që në ditët e mëdha të ndotjes – të ketë ndalesë të vozitjes për veturat dizel në Shkup, shkruan gazeta KOHA. Një pjesë e madhe e 60 mijë vozitësve në Shkup që posedojnë vetura me karburant dizel, pas dy vitesh mund të goditen nga masat kundër ndotjes së ajrit në Shkup, e sipas së cilëve, do të vendosen eko ngjitëset me ngjyrë adekuate dhe do të përjashtohen nga trafiku për shkak të emitimit të madh të gazrave ndotës.
Pritet që në të ardhmen, veturave gjatë kontrollit teknik tu vendoset ngjitëse me tre ngjyra me qëllim që të përcaktohet se cilat vetura sa ndotin ajrin dhe në bazë të asaj – edhe të mund të përjashtohet nga trafiku. Ekonomistët alarmojnë se në kushte të gjendjes së keqe ekonomike dhe fuqisë shumë të ulët blerëse të qytetarëve në Maqedoni, duhet pasur kujdes që gjatë zgjidhjes së problemit me ndotjen të mos revoltohen qytetarët me masa jo të popullarizuara që ju shkurtojnë të drejtën e shfrytëzimit të veturës së tyre personale.
Sipas profesorit universitetar Neritan Turkeshi, fakt është se ndotja e ajrit paraqet një problem që dëmton shëndetin e qytetarëve dhe duhet të fillojë të zgjidhet gradualisht, megjithatë duhet pasur kujdes që gjatë ndërmarrjes së masave të ndryshme për të zgjidhur këtë problem – të mos rëndojmë buxhetin edhe ashtu të dobët të familjeve në Maqedoni. Sipas tij, largimi nga komunikacioni i veturave që deri diku edhe ndotin ambientin, nuk janë të arsyeshme për shkak se diskriminojnë vozitësit, ndërsa veturat me dizel me vetëm 2 përqind emitojnë grimcat e rrezikshme PM10 që më së shumti rrezikojnë shëndetin e qytetarëve në raport me dëmin më të madh që shkakton ngrohja e amvisërive, industria dhe prodhimtaria e energjisë.
“Analizat e ndryshme tregojnë se ndotja nga veturat nuk është kryesorja në listën e ndotësve të ajrit në Shkup dhe Maqedoni, ku dominon ngrohja nga amvisëritë, industria, prodhimtaria e energjisë, punët ndërtimore e kështu me radhë. Bile, sipas analizave të Ministrisë së Ambientit, në vitin 2014 – sektorët kryesor të grimcave të suspenduaqra apo PM10, si supstanca më kritike që ndikojnë ndaj shëndetit të njeriut me nga 36 për qind janë ngrohja në amvisëritë, proceset industriale me nga 33 për qind dhe prodhimtaria e energjisë me 20 për qind. Nga ana tjetër, emisionet e grimcave nga komunikacioni marrin pjesë me vetëm 2 për qind”, thotë për KOHA, Turkeshi.
Andaj, sipas tij, një masë e tillë e largimit nga komunikaçioni i veturave që deri diku edhe ndotin ambientin nuk janë aq të arsyeshme për shkak se diskriminojnë vozitësit në kushte kur qytetarët nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë një transport efikas, të shpejtë dhe të lirë për të udhëtuar nga shtëpia deri te vendi i punës dhe anasjelltas.
“Nëse flasim vetëm për në Shkup, paramendoni vetëm rastin e banorëve që udhëtojnë për çdo ditë me veturë deri në vendin e punës nga Saraji, Haraçina apo Studeniçani… se sa do t’u kushtojë transporti në rast se shfrytëzojnë taksi, sepse shpesh edhe nuk kanë linjë direkte me autobus deri në vendin e tyre të punës. Gjithashtu, ata mund të jenë të detyruar të shfrytëzojnë dy apo tre autobusë duke humbur nga disa orë vetëm për vajtje-ardhje në punë . Me fjalë të tjera, është mirë të ndërmerren masa të ndryshme ndaj ndotjes, por ato duhet të jenë mirë të menduara dhe të analizuara jo vetëm në aspektin teorik, por edhe praktik”, thekson Turkeshi.
Nga ana tjetër, aktivisti ekologjik Filip Vidinovski, thekson se ndotja enorme në Shkup nuk ndodh verës, por vetëm dimrit që dëshmon se ngrohja dhe faktorët e tjerë dhe jo veturat shkaktojnë këtë problem të madh ekologjik.
“Ndotjet rekorde janë kur është ftohtë dhe jo kur punojnë fabrikat, kur vozisim, ku ndërtohet, kur digjen deponitë…. Fabrika, vetura, ndërtimtari dhe deponi ka gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm gjatë dimrit. Nëse eliminohet ngrohja me dru, të gjithë shkaktarët e tjerë të ndotjes si veturat e vjetra dizel, oxhaqet pa filtra, të gjithë deponitë e egra nuk janë të mjaftueshme që ndotja të tejlkalojë mesataren e kufijve të kaluar. Nëse nuk adresohet problem i vërtetë i ndotjes që është ngrohja, të gjitha masat e tjera janë të kota, ndërsa sërish do të kemi dimrit një ndotje ekstreme”, thekson Vidinovski. Ndryshe, analiza e paralajmëruar do të kategorizojë veturat në tërë Maqedoninë në bazë të gazrave që lëshojnë në atmosferë në bazë të rregullave të Komisionit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj