Për çfarë arsye fëmijët dallojnë aq shumë, edhe pse të njëjtët prindër i edukojnë
Duke u nisur nga supozimi që i kanë edukuar në të njëjtën mënyrë, prindërit shpesh pyesin përse ekzistojnë dallime ndërmjet fëmijës së madh dhe atij të vogël.
Konsiderohet që dallimi rrjedh nga karakteri i fëmijës, nga temperamenti i lindur, gjenetika, ngjashmëritë me ndonjë kushëri të largët na i cili fëmija “i ka marrë”, transmeton Telegrafi.
Karakteristikat e padëshirueshme të fëmijës prindërit mund t’i kuptojnë si rezultat i ndikimit të faktorëve ndaj të cilëve ata nuk mund të kenë ndikim, sepse ajo është diçka e tyre personale, në të cilat me edukim nuk mund të ndikohet.
Mirëpo, ndonjëherë prindërit edhe gabojnë në vlerësim, dhe për atë dallim fajësojnë karakteret e fëmijës, ndërkaq fjala është për dështimin në edukim, të cilin ndoshta nuk dëshirojnë ta pranojnë.
Atëherë mund të ndodhin situata të cilat quhen “rasti i dështuar” që ajo që është e ndryshueshme, të mos përmirësohet dhe t’i atribuohet fëmijës si karakter.
Fëmijët në mënyrën e vet marrin informacione dhe i seleksionojnë si të mira apo si të këqija, dhe në atë mënyrë krijojnë personalitetin.
Për ndërtimin e personalitetit të fëmijës është me rëndësi edhe mospasja apo pasja e vëllait apo motrës, si edhe raporti të cilin e vendosin ndërmjet tyre.
Për fëmijën e madh i cili gjatë një pjese të zhvillimit të tij është formuar si fëmijë i vetëm, tipike është që lindjen e fëmijës më të vogël e përjeton si humbje të dashurisë prindërore, për shkak që është i detyruar që kujdesin e tyre ta ndajnë me fëmijën e vogël.
Ky ndryshim i statusit është arsye e mjaftueshme që fëmija të orientohet në zhvillimin e atyre sjelljeve dhe karaktereve për të cilat shpreson që do t’ia kthejnë statusin e të adhuruarit: nga dëgjueshmëria e tepruar deri te padëgjueshmëria ekstreme.
Marrëdhëniet reciproke i zhvillon edhe fëmija i vogël i cili më vonë zbulon që është në hijen e fëmijës së madh më të përparuar dhe më të aftë, për ç’shkak mund të nxjerr përfundim që ai është i paaftë dhe më pak i vlefshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe