LAJMI I FUNDIT:

Hani picën me djathë dhe proshutë, me siguri do të humbni peshë: Tingëllon çmenduri, mirëpo shkenca e ka dëshmuar!

Hani picën me djathë dhe proshutë, me siguri do të humbni peshë: Tingëllon çmenduri, mirëpo shkenca e ka dëshmuar!

Pica e njelmët plot me djathë dhe proshutë bashkë edhe me ndonjë spec djegës (feferon) sipër do të mund të jetë zgjidhje për humbjen e tepricës së kilogramëve, nëse është për t’i besuar hulumtimit të bërë në Portugali!

Është konstatuar që kjo metodë vërtet ndihmon në humbjen e kilogramëve, sepse të hash një herë në javë ndonjë ushqim të shijshëm përjetohet si shpërblim për tërë mundin dhe heqjen dorë nga ushqimi gjatë gjashtë ditëve të kaluara, transmeton Telegrafi.

Kështu është shumë më lehtë që të vazhdoni të numëroni në heqjen e kalorive duke praktikuar dietën.

Në hulumtim kanë marrë pjesë vullnetarët e ndarë në dy grupe. Edhe grupit të parë edhe atij të dytë u është lejuar të hanë 10.500 kalori në javë. Mirëpo, njëri grup ka pasur privilegjin që një herë në javë të hajë picë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër me kalori të larta.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i kalorive të marra në javë nuk është lejuar të kalohet. Domethënë, nëse një ditë e kanë tepruar, ditëve të tjera kanë marrë më pak kalori.

Pikërisht ky grup ka pasur rezultate më të mira në fund të hulumtimit, përkatësisht ka humbur më tepër kilogramë.

Veç kësaj, në grupin e dytë ishin të prirë të hiqnin dorë nga dieta, sepse nuk kanë pasur kurrfarë motivimi si të tjerët, përkatësisht nuk kanë pasur përse të gëzohen një ditë në javë kur kanë mundur të hanë çfarëdo që kanë dëshiruar. /Telegrafi/

Claire-Simmons-Pizza-Diet

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori