LAJMI I FUNDIT:

Rritet buxheti për deputetët e Maqedonisë, edhe pse LSDM kritikonte rritjet e harxhimeve

Rritet buxheti për deputetët e Maqedonisë, edhe pse LSDM kritikonte rritjet e harxhimeve

Edhe pse më herët LSDM-ja e kritikonte gjithë buxhetin e deputetëve kur ishte në opozitë duke e quajtur si harxhim të panevojshëm, me buxhetin e ri të vitit 2018 shumica parlamentare e udhëhequr nga partia e Zaevit do të lëshojë më shumë mjete për të zgjedhurit e popullit.

1.3 milionë euro janë ndarë për deputetët për harxhime rruge. Kjo është dyfishi i asaj që e kanë pasur me buxhetin e vitit të kaluar ku kishin vetëm 600 mijë euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse Qeveria ju ka lëshuar më shumë para për harxhime rruge, deputetët e LSDM-së thonë se mbeten në të njejtin qëndrim me atë të para disa viteve ku thonin se deputetët nuk duhet të harxhojnë shumë para të qytetarëve.


Përndryshe, buxheti i Kuvendit të Maqedonisë është 9.3 milionë euro, ku pjesa më e madhe ndahet për rrogat e deputetëve, saktësisht 5.2 milionë euro. Këtu hyjnë edhe mëditjet përveç rrogave që janë më të majme se vitet e kaluara.

Për momentin në Kuvend janë të punësuar 437 persona. Për dallim prej vitit të kaluar ka 33 më shumë të punësuar. Për këto punësime janë ndarë hiç më pak se 35.000 euro, në muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori