int(1) Erdogan takon Putinin: Takimet e shpeshta forcojnë besimin dhe bashkëpunimin - Telegrafi - Telegrafi Erdogan takon Putinin: Takimet e shpeshta forcojnë besimin dhe bashkëpunimin - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Erdogan takon Putinin: Takimet e shpeshta forcojnë besimin dhe bashkëpunimin

Erdogan takon Putinin: Takimet e shpeshta forcojnë besimin dhe bashkëpunimin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi në takimin e sotëm me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se takimet e shpeshta direkte mes tyre në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, kontribuojnë ndjeshëm për avancimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bashkëpunimi ynë në planin dypalësh dhe solidarizimi ynë me problemet e rajonit, janë të rëndësishme për të ardhmen tonë dhe kontribuojnë për forcimin e besimit të ndërsjellë”, tha Erdoğan në takimin i cili mbahet në Soçi të Rusisë.

Nga ana tjetër presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, deklaroi se marrëdhëniet e vendit të tij me Turqinë janë kthyer në nivelin e mëparshëm. “Vëllimi i shkëmbimit tregtar pas rënies së vitit të kaluar, këtë vit për tetë muaj është rritur për më shumë se 30 për qind. Turqia dhe Rusa bashkërisht punojnë në të gjitha temat, përfshirë edhe krizën në Siri”, tha Putin gjatë takimit me presidentin e Republikës së Turqisë.


Presidenti i Turqisë dhe ai Federatës Ruse u takuan sot në Soçi. Në takimin që zhvillohet në rezidencën presidenciale marrin pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, Hulusi Akar, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın. Dy liderët pritet të diskutojnë lidhur me çështjet rajonale, veçanërisht Sirinë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

“Miqësia” me Putinin, dy 'goditje' brenda dy dite për Viktor Orbanin e Hungarisë

Evropa
Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Piloti turk vdes gjatë fluturimit, aeroplani u desh të bënte ulje emergjente në Nju Jork

Botë
Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Zelensky në Samitin e Dubrovnikut, nënshkruan marrëveshje për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë me kryeministrin kroat

Evropa
Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Dy gjëra në të cilat “bota duhet të ketë vëmendjen” në Lindjen e Mesme, gjatë ditëve në vijim - sipas gazetarit britanik

Botë
Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Izraeli mund të dobësojë Hezbollahun, por ideologjia e grupit do të vazhdojë - paralajmëron gazetari i BBC

Botë
Kalo në kategori