LAJMI I FUNDIT:

Aksident me fatalitet në Pejë, humb jetën 25 vjeçari

Aksident me fatalitet në Pejë, humb jetën 25 vjeçari
Foto: Ilustrim

Një 25 vjeçar me inicialet D.R ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në Rrugën “UÇK” në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur në afërsi të palestrës së sporteve, ku ishin të përfshira dy automjete me targa të regjistrimit vendor.


“Në këtë aksident pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore, me ç’rast kanë pësuar gjashtë persona, të cilët dërgohen në spitalin rajonal në Pejë dhe më pas dy nga ta dërgohen  për në QKUK-Prishtinë, pasi që gjendja e tyre ishte e rënde sipas vlerësimit mjekësor, ku më pas policia është informuar se njëri nga personat e lënduar të dërguar në Prishtinë me inicialet D.R. (1992) kishte ndërruar jetë, dhe ky ishte si pasagjer në njërin nga automjetet e aksidentuara”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Trupi i pajetë i këtij personi me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion. Të lënduarit tjerë në këtë aksident janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori