LAJMI I FUNDIT:

Makina e lodhtë shkakton kolona, në rrugën ku lëvizet me 100 kilometra në orë (Video)

Makina e lodhtë shkakton kolona, në rrugën ku lëvizet me 100 kilometra në orë (Video)

Policia në Lancashire të Anglisë, e kanë ndaluar një makinë të vogël, që lëvizte në një zonë ku vozitet me 100 kilometra në orë.

Madje, kjo veturë ishte aq e ngadaltë, sa që nuk mund të matej çfarë shpejtësie kishte, transmeton Telegrafi.


Për shkak se qëndronte në mes të rrugës, u krijuan kolona të gjata dhe u bllokua pjesërisht trafiku.

Këto vetura nuk janë të ndaluara të qarkullojnë në rrugë, mirëpo duhet të ketë ndonjë rregullore që ua ndalon hyrjen në rrugë të ndryshme dhe autostrada. /Telegrafi/