Nxjerrja e një rezolute të re nga ana e Kuvendit të Kosovës, pritet t’i paraprijë hyrjes së Kosovës në fazën e re të dialogut me Serbinë. Kështu të paktën paralajmërojnë deputetët, sidomos ata nga tabori opozitarë.
Ndonëse rezolutat nuk kanë karakter obligativ, deputetët besojnë se përmes saj do të shprehet një qëndrim dhe vullnet politik i përfaqësuesve të shtetit, i cili më pas do të duhej të përfillej nga liderët politikë që do të përfaqësojnë vendin në dialogun me Serbinë, i cili lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
Takimet e fundit në Bruksel, në fillim të korrikut dhe në fund të gushtit të këtij viti, ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë paralajmëruar ngritjen e nivelit të përfaqësimit politik, në nivelin e presidentëve, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të partive në pushtet dhe në opozitë, vlerësojnë se tashmë nevojitet një rezolutë e re nga legjislativi, me të cilën do të përcaktohej korniza e fazës së re të dialogut me Serbinë, niveli i përfaqësimit politik dhe përgjegjësitë e përfaqësuesit.
Ahmet Isufi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i së cilës, Ramush Haradinaj udhëheqë ekzekutivin e vendit, thotë se tashmë ekziston nevoja për një konsensus nacional për të përcaktuar formatin e bisedimeve dhe platformën e cila garanton mbrojtjen e interesave të Kosovës. Për një gjë të tillë, si dhe për nivelin e përfaqësimit në dialogun e Brukselit, sipas tij, nevojitet një pajtim i liderëve politikë.
“Liderët institucionalë dhe politikë duhet të pajtohen për një marrëveshje të përbashkët, sa i përket bisedimeve, duke krijuar kornizën mbi dialogun, në interes të Kosovës, si dhe Kuvendi të nxirrte një rezolutë, e cila do të autorizonte autoritetet e shtetit se si do të duhej të zhvillohej dialogu dhe kush ta përfaqësojë atë”, tha Isufi.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj nga radhët e partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se, para se të nisë faza e re e dialogut në Bruksel, është e domosdoshme që në Kuvendin e Kosovës të ekzaminohet situata lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të deritashme që kanë dalë nga dialogu me Serbisë, si dhe përfitimet nga ky proces. Sipas tij, në rast se vazhdojnë bisedimet, paraprakisht, do të duhej të qartësoheshin rolet e institucioneve të larta në raport me dialogun dhe kjo do të duhej të bëhej me një rezolutë të re të Kuvendit.
“Do të ishte një udhërrëfyes se kah po shkon Kosova në këtë proces, në këtë dialog, cili është roli i Kryeministrit dhe i Kuvendit në këtë proces, cili është roli i Presidentit në këtë proces. Më pas, të vendosen ndoshta edhe konturat se kur mund të përfundojë ky proces, sepse është thënë se do të zgjasë disa vjet, por tash kemi hyrë në vitin e gjashtë që nga miratimi i rezolutës së fundit të Kuvendit të Kosovës, ku është autorizuar Qeveria”.
“Prandaj, është imperativ dhe detyrim sot, që Kuvendi edhe një herë të deklarohet rreth kësaj, në mënyrë që edhe të hiqet pesha krejtësisht individuale dhe vendimi individual i presidentit, që e ka marrë që ai vet, që të involvohet në këtë proces dhe të tjerët t’i heqë nga loja, duke propozuar ide të ngjashme si ‘Grupi i unitetit’ dhe kështu me radhë”, thotë Selmanaj.
Por, njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, shpreh mendimin se përfaqësimi në nivel presidentësh në dialogun e Brukselit, nëse ka edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, nuk do të duhej të refuzuar apriori nga subjektet politike parlamentare. Megjithatë, sipas tij, për një gjë të tillë, duhet ndërtuar konsensus.
“Ne po themi që duhet një konsensus. Nëse nuk arrihet që të sigurohen votat për të kaluar një rezolutë në Kuvend, atëherë kjo dërgon mesazhin se një konsensus i tillë nuk ekziston. Kjo e bën pozitën, e cilitdo që e përfaqëson Kosovën në këtë dialog, qoftë Presidenti apo Kryeministri, më të dobët”.
“Prandaj, është koha kur spektri politik në Kosovë duhet të fillojë të mendojë për gjërat përtej interesave individuale të partive dhe të mendohet pak më gjerë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash dhe këtu fajin e kanë të gjitha partitë politike, duke përfshirë këtu edhe zotin Thaçi, kur ai e drejtonte Partinë Demokratike të Kosovës”.
Rreth një muaj më parë, në një debat të organizuar ndërmjet shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, ishte kërkuar që legjislativi të ketë një rol shumë më aktiv në procesin e dialogut, si dhe për marrëveshjet e arritura me Serbinë.
Kuvendi i Kosovës, më 18 tetor të vitit 2012, pati miratuar një rezolutë që parashihte normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Përfaqësimi politik në dialog, deri më tash, ishte në nivelin e kryeministrave. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje