LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 miliardë dollarë korrupsion, 201 të akuzuar në Arabinë Saudite

Mbi 100 miliardë dollarë korrupsion, 201 të akuzuar në Arabinë Saudite

Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite ka deklaruar se të paktën 100 miliardë dollarë janë keqpërdoruar nga autoritetet vendase përmes një sistemi korrupsioni dhe përvetësimi parash në dekadat e fundit.

Sheiku Saud al Mojeb ka bërë me dije se 201 persona janë ndaluar për t’u marrë në pyetje në kuadër të një hetimi, që nisi të shtunën mbrëma.

Zyrtari i lartë nuk përmendi asnjë emër, por mes personave të dyshuar rezultojnë princër, ministra dhe biznesmenë influentë.


“Provat për këtë keqpërdorim janë shumë të forta”, tha sheiku Mojeb, i cili theksoi se aktiviteti tregtar normal në mbretëri nuk ishte prekur nga kjo veprimtari ilegale dhe se vetëm llogaritë bankare të të ndaluarve janë ngrirë.

Kryeprokurori tha gjithashtu se hetimet nga komiteti i ri antikorrupsion, që drejtohet nga princi 32-vjeçar i kurorës Mohammed Bin Salman, po ecin me ritme të shpejta.

Ai njoftoi se 208 individë ishin thirrur për t’u marrë në pyetje, 7 prej të cilëve ishin liruar pa u akuzuar, transmeton tc.

“Potenciali i këtyre praktikave korruptive që janë zbuluar është shumë i madh. Në bazë të hetimeve tona në tre vitet e fundit, vlerësojmë se të paktën 100 miliardë dollarë janë keqpërdorur dhe janë përvetësuar në dekada”, tha prokurori i përgjithshëm.

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori