LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, reformimi i DSK-së do të bëhet sipas modelit të Priebe-së

Maqedoni, reformimi i DSK-së do të bëhet sipas modelit të Priebe-së

Nga katër modelet që i vendosi në tryezë grupi i punës së Priebes, Qeveria ka pranuar një model për reformimin e DSK-së, njoftoi i pari i këtij institucioni, Goran Nikollovski.

Procesi aktual i marrjes së urdhërave të ndjekjes, do të vazhdojë nëpërmjet Prokurorisë që shkon me një kërkesë në Gjykatën supreme, e cila më pas e lëshon urdhërin dhe përmes Prokurorisë, me mundësinë e re, do të përfundojë tek Agjencia e pavarur, të cilën e formon Qeveria.

Agjencia do të ketë vetëm një rol teknik. Pas marrjes së urdhërit, ato e kryejnë urdhërin, apo e përfshijnë masën. Përfshirja e masës do të thotë se ata, e ridrejtojnë sinjalin drejt përdoruesit, ose kërkuesit të shërbimeve, konkretisht DSK-së. Kjo është pjesë e tyre, ato nuk mund të mbledhin të dhëna, ose nuk do mund të dëgjojnë. Roli i tyre do të jetë ta përfshijnë sinjalin. Sinjalin e ridrejtojnë te kërkuesi, ose vetëm për të dëgjuar, por jo edhe të lidhë”, tha Goran Nikollovski, Drejtor i DSK-së


Qeveria kohë më parë formoi një grup pune për të reformuar DSK-në, i cili thuhet se duhet të fillojë së shpejti me punë. Përgjegjësitë e grupit do të jenë të analizojnë cilët zgjidhje ligjore do të duhet të ndryshohen ose të krijojnë ligje të reja, por edhe sa para do të kushtojë reformat.

Sipas planit të qeverisë “3-6-9”, pritet që grupi i punës të dalë me një projekt-ligj për reforma në DSK deri për Vitin e Ri. Me ndjekjen e komunikimeve nëpërmjet Qendrës së veçantë apo Agjencisë, me leje të Prokurorisë dhe të Gjykatës Supreme, do duhet të kenë kujdes, thotë profesori Marjan Gjurovski nga Fakulteti i Sigurisë. Sipas planit, drejtori i këtij organi do të duhet të zgjidhet nga 2/3 e shumicës në Kuvend, që mos vijë përsëri në këtë pozicion një zyrtar partiak.

“Është e rëndësishme të shohim se cili do të jetë drejtori i asaj qendre, në qoftë se e emëron qeveria, (nëse) përsëri është nga rrethi i cilësdo partie politike, nuk do ta arrijmë efektin. Reformat e përgjithshme duhet të jenë në ndërtimin e sistemit funksional dhe të sigurisë, që do të bëhet rezistent ndaj ndikimit politik dhe abuzimeve nga partitë” , deklaroi Marjan Gjurovski, dekan i Fakultetit të Sigurisë.

Edhe Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, pajtohet se fjalën kryesore nuk duhet ta kenë politikanët, por ekspertët dhe profesionistët.

“Pas gjithë asaj që pamë dhe përjetuam në vitet e fundit, askush nuk ka dyshim se transformimi i DSK-së, duke përfshirë mekanizmat e kontrollit të ndjekjes së komunikimeve është i një rëndësie të madhe për ridefinimin sistemor të segmentit të sigurisë”, u shpreh Oliver Spasovski- Ministër i Brendshëm.

Të gjitha këto hapa të veçanta që planifikohen të ndërmerren, u bënë të ditura në debatin shkencor të sotëm në lidhje me transformimin e DSK-së dhe kontrollit të ndjekjes së komunikimeve, të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë./Telegrafi/