Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare për kandidatët për Asamble komunale të zgjedhjeve të 22 tetorit.
Në vijim Telegrafi ju sjellë rezultatet e asamblistëve të cilët kanë fituar ulëse në kuvendin komunal, të tri komunave të Kosovës në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.
Në komunën e Prishtinës, në Asamblenë Komunale do të jenë 51 asamblistë.
Nga Vetëvendosje do të jenë 17 asamblistë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jenë gjithsej 15. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do t’i ketë gjashtë, pesë do të jenë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), katër nga Aleanca Kosova e Re (AKR), dy asamblistë nga Lëvizja për Bashkim (LB), një nga Nisma për Kosovën dhe një nga Alternativa.
Ndërsa, në Kuvendin Komunal të Pejës do të jenë 35 asamblistë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryeson e para në këtë komunë me 15 asamblistë, në radhë vjen me dhjetë asamblistë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga pesë asamblistë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me tre, Alternativa e Re me një dhe Nisma për Kosovën me një asamblist.
Edhe Kuvendi Komunal në Mitrovicë do të përfaqësohet nga 35 asamblistë të partive politike, të dala nga këto zgjedhje.
Asamblistët të cilët do të zënë ulëset e këtij kuvendi nga PDK-ja janë gjithsej 11-të, nga LDK-ja janë shtatë po ashtu edhe nga AKR janë shtatë asamblistë, nga LVV janë gjashtë, AAK me dy, ndërsa Nisma ka një asamblist dhe PD po ashtu një..
Rezultatet përfundimtare për asamblistë në të gjitha komunat e Kosovës mund t’i shikoni këtu:
Ndryshe, nga zgjedhjet e mbajtura më 22 tetor Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për asamble komunale pas rinumërimit të rreth 700 kutive të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ po ashtu ka marrë vendim që në tri vendvotime në komunën e Parteshit të përsëriten zgjedhjet më 19 nëntor.
Ndryshe, më 19 nëntor organizohet rrethi i dytë i votimit për kryetarët e rinj. Gara më interesante pritet të zhvillohet në komunat më të mëdha, si Prishtina, Mitrovica, Gjakova, Ferizaj dhe Prizren.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve LDK garon në 10 komuna, PDK në 9, Vetëvendosje në 6 komuna, AAK në 5 komuna, kurse AKR, Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga 1 komunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë