LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i shkencëtarit të famshëm: Toka do të kthehet në ‘top zjarri’

Paralajmërimi i shkencëtarit të famshëm: Toka do të kthehet në ‘top zjarri’

Stephen Hawking, një ndër shkencëtarët më të njohur në botë, ka paralajmëruar se njerëzit do të shkatërrojnë botën, duke e kthyer në një ‘top të zjarri’ brenda 600 viteve të ardhshme.

Fizikani i njohur beson se rritja e popullsisë dhe kërkesat gjithnjë në rritje për energji do ta çojnë njerëzimin drejt katastrofës brenda vitit 2600.

Ai argumenton se njerëzit duhet të kërkojnë rrugët për ta shmangur këtë, duke shikuar për yjet me shanse jete afër Tokës.


Sipas “Mail Online”, Hawking këto komente i bëri gjatë një videokonference me “Tencent Web Summit”, mbajtur në Pekin.

Kozmologjisti britanik mbështet fuqishëm “pushtimin” e yjeve nga njerëzit, dhe si yllin më të favorshëm ai shikon Alpha Centaurin 25 trilionë milje (4.37 vite dritë) larg.

Po si do të arrihet deri atje? Për këtë ai tërheq vëmendjen tek teknologjia që mundëson lëvizjen me anë të rrezeve të dritës.

“Një sistem i tillë mund të arrinte në Mars në më pak se një orë, të mbërrinte në Pluton brenda ditësh, të kalonte Voyager në më pak se një javë dhe të mbërrinte në Alpha Centauri në vetëm 20 vite”.

Ndërsa, me anijen më të shpejtë kozmike të ditëve të sotme do të duheshin plot 30 000 vite për të arritur deri atje.

Astronautët mendojnë se në sistemin me tre yje të Alpha Centauri ka arsye për të besuar se ka shanse për kushte të jete, të ngjashme me Tokën.

Kjo nuk është hera e parë që Hawiking ka parashikime ogurzeza për njerëzit dhe planetin tonë. Më parë ai ka paralajmëruar njerëzit për rrezikun që mund tu vijë nga Inteligjenca Artificiale. /tvklan.al/

Në trend Fun

Më shumë
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Kalo në kategori