LAJMI I FUNDIT:

Nga 365 ditë të vitit, në Shkup 139 ditë kanë qenë me ajër të ndotur

Nga 365 ditë të vitit, në Shkup 139 ditë kanë qenë me ajër të ndotur

Banorët e Shkupit në gjitha rajonet ku është matur cilësia e ajrit kanë thithur ajër të ndotur, me koncentrim të lartë të grimcave PM10. Në prag të stinës së dimirt, kur ajri i ndotur është për çdo ditë, shkupjanët në 10 muajt e fundit kanë thithur ajër të ndotur në 79 deri 139 ditë.

Të dhënat e Ministrisë së Ambientit Jetësor tregojnë se më shumë ose 139 ditë me ajër të ndotur ka pasur në Gazi Babë, Lisiçe, Karposh dhe Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koncentrimi maksimal i grimcave PM10 është 50 mikrogram në metër kub, ndërsa koncentrimi në muajt e dimrit ka arritur deri mbi 500 mikrogram në metër kub.


Të dhënat e fundit tregojnë se ndotja e ajrit është arsye e sëmundjes së 30 për qind e banorëve në kryeqytet, ndërsa është shkak edhe për vdekjen e 20 deri 30 për qind të banorëve./Telegrafi/