LAJMI I FUNDIT:

Trysni diplomatike për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë

Trysni diplomatike për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë

Faktori ndërkombëtar mund të intensifikojë trysninë diplomatike për arritjen e një kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth kontestit të emrit, paralajmërojnë njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare.

Sipas tyre, rrethanat po dëshmojnë se Rusia synon që shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtarësuar në NATO, të mbeten në statusin e njëjtë, andaj edhe parashikohen veprime konkrete të perëndimit për të zbehur ndikimin rus.

Nga qeveria e Maqedonisë kanë konfirmuar se ndërmjetësuesi për çështjen e emrit Matthew Niemetz, do të qëndroj në Shkup në fund të nëntorit në përpjekje të intensifikimit të bisedimeve mes përfaqësuesve shtetëror të Maqedonisë dhe Greqisë. Qëllimi kryesor mbetet që të dy vendet të arrijnë marrëveshje dhe të tërhiqet vetoja greke rreth anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, në Samitin e Aleancës në korrik të vitit të ardhshëm.


Mersel Billalli, ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha për Radion Evropa e Lirëse Rusia do të tentojë të bëj presion në aspektin diplomatik, po edhe atë ekonomik ndaj Maqedonisë.

“Ky presion i Rusisë ndaj Maqedonisë pak a shumë mund të reflektohet përmes ftohjes pak a shumë të marrëdhënieve diplomatike, po jo edhe të ashpërsimit të këtyre raporteve që do të çonin në tërheqjen e ambasadorit rus nga Maqedonia…, Njëherësh mund të kemi dhe presione të caktuara përmes kanaleve të “padukshme diplomatike” ndaj strukturave të caktuara, megjithëqë besoj se në pranverën e ardhshme, Maqedonia do të jetë pjesë NATO-s”, thotë Billalli.

Gjatë kësaj jave, kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë për radion malaziase “Antena M” se pritet një reagim i ashpër nga Rusia në momentin e pranimit të Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike duke theksuar se “NATO-ja dhe BE-ja janë alternativa e vetme për Maqedoninë”.

Zaev madje ka shkuar më larg duke theksuar se pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, do të ketë përpjekje për likuidim ndaj tij dhe se për këtë e kanë paralajmëruar disa ekspertë të sigurisë se ai mund të kërcënohet nga ndonjë atentat.

Ish-diplomati Denko Malevski, aktualisht ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha për Radion Evropa e Lirë se për momentin Maqedonia ndodhet në një situatë shumë të volitshme për të zgjidhur kontestin e emrit e me këtë të zhbllokojë edhe procesin e anëtarësimit në strukturat euroatlantike.

“Sa i përket situatës aktuale në aspektin ndërkombëtarë, duket se ajo është shumë e volitshme për Maqedoninë. Në këtë moment e kemi Qeverinë e Greqisë e cila i është ekspozuar presionit të aleteve të saj ndërkombëtarë që janë në konfrontim me aspiratat e Rusisë në Ballkan, dhe për këtë, ajo është e detyruar të realizoj negociata më serioze me Maqedoninë”, thotë Malevski.

“Një situatë të këtillë nuk e kemi pasur më herët dhe gjithë kjo është në favor të Maqedonisë”, thotë Malevski.

Sipas tij, megjithatë, aktualisht në Maqedoni është mjaftë vështirë të arrihet një konsensus i brendshëm rreth çështjes së emrit, pasi që partia që dikur ishte në pushtet, OBRM-PDUKM, ndodhet në një krizë të thellë.

Autoritet greke në vazhdimësi kanë theksuar se Maqedonia duhet të zgjidh kontestin e emrit si kusht për aderimin e saj në strukturat euroatlantike.

Kohë më parë ministri i jashtëm grek Nikos Kozias, tha se çështja e kontestit të emrit pritet të zgjidhet në gjysmën e parë të vitit 2018.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori