LAJMI I FUNDIT:

Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe, zgjedhjet do të përsëriten në Partesh

Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe, zgjedhjet do të përsëriten në Partesh

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ditë më parë pati vendosur që të përsëriten zgjedhjet për kryetar të komunës së Parteshit.

Këtë vendim, PZAP e kishte marr në bazë të ankesës së kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nenad Cvetkoviq nga subjekti politik “Narodna Slloga”.

Mirëpo lidhur me këtë vendim të PZAP-it reagoi Lista Serbe e cila u shpreh se anulimi i rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Parteshit është një vendim politik i Prishtinës.


Madje për këtë gjë Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Supreme që të anuloi këtë vendim të PZAP, mirëpo e njëjta ka hedhur poshtë ankesën e tyre.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Të njoftoj se ‘Lista Serbe’ ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, lidhur me vendimin e PZAP-së. Kjo ankesë është refuzuar nga Gjykata Supreme, me 6 nëntor 2017”, ka thënë Uka-Lutfiu.

Ndërkaq përsëritja e zgjedhjeve në këtë komunë do të mund të mbahet më 19 nëntor, në ditën ku në disa komuna do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve.

Kështu ka thënë në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Kjo do të dihet saktë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një komunë të vogël, qoftë për nga numri i Qendrave të Votimit apo edhe nga numri i votuesve, do të vlerësohet mundësia që votimi të përsëritet më 19 nëntor, në ditën kur mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 19 komuna të tjera”, tha Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori