Shkenca: Shikimi i filmave horror ju djegë kalori njësoj sikurse të ecni 30 minuta
Nëse jeni në mesin e personave që iu pëlqejnë filmat e frikshëm, atëherë kemi disa lajme të mira për ju.
Një studim i kryer nga Universiteti Westminster, i publikuar së pari në ‘The Telegraph’, ka zbuluar se shikimi i filmave të frikshëm mund të ndikojë që shikuesi t’i djegë deri në 113 kalori, transmeton Telegrafi.
Pra, kjo parimisht është ekuivalente me një ecje 30-minutëshe.
Por kjo nuk do të thotë se do t’i shijoni përfitimet e ajrit të freskët në natyrë duke qëndruar në shtëpi.
Për të rënë në këtë përfundim, shkencëtarët i kanë matur rrahjet e zemrës, oksigjenin dhe lirimin e dyoksidit të karbonit derisa dikush ishte duke shikuar film horror.
Në fund të studimit, rezultatet kishin treguar se numri i kalorive të djegura ishte rritur dukshëm deri në fund të filmit.
Ndërsa, sipas pjesëmarrësve, filmi më i frikshëm ka qenë ai i regjisorit Stanley Kubrick “The Shinning”, ku mesatarisht kishte ndikuar që shikuesit të djegin mbi 184 kalori për 2 orë e 26 minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City