LAJMI I FUNDIT:

Hapet konventa e parë e veshmbathjeve të Kosovës

Hapet konventa e parë e veshmbathjeve të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID Lisa Magno, bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, dhe Zëvendësshefin e misionit nga Ambasada Suedeze Goran Paulson, do të jenë të pranishëm në hapjen e Konventës së parë të Veshmbathjeve të Kosovës.

USAID EMPOWER Sektori Privat dhe Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) organizojnë Konventën e parë të Veshmbathjeve të Kosovës për të avancuar zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë.

Kjo ngjarje do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për prodhuesit e veshmbathjeve të Kosovës, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë, dhe të gjithë akterët relevantë të industrisë së veshmbathjeve.


Pjesë e Konventës do të jenë forume të industrisë ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të prezantojnë në tema kyçe të industrisë së veshmbathjeve.

Konventa gjithashtu do të përmbajë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 22 kompani, takime në mes bizneseve, një sfilatë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë, garën studentore për dizajn, ku studentët që vijojnë studimet në dizajn të modës do të prezantojnë dizajnet e tyre, dhe një ceremoni ku do të ndahen çmimet për fituesit e garës për dizajnin më të mirë.

Projekti pesëvjeçar i USAID-it, EMPOWER Sektori Privat, i cili financohet edhe nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për të stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve.

Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 2400 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori