LAJMI I FUNDIT:

Matt Damon në filmin “Downsizing” (Video)

Matt Damon në filmin “Downsizing” (Video)

Ditë më parë është publikuar paraqitja e re e shkurtër e filmit “Downsizing” me Matt Damon dhe Christoph Waltz në rolet kryesore.

Filmi flet për atë që do të mund të ndodhte në rast se ekziston formula që i zvogëlon njerëzit në madhësi për dhjetëra centimetra.


Të zvogëluar nga zbulimi i një shkencëtari norvegjez, njerëzit e kuptojnë se sa janë kostot e jetës në një ambient të ri.

Matt Damon dhe Kristen Wiig (Just Jared)

Krahas premtimit se do të kenë jetë më të mirë, një njeri i zakonshëm me emrin Paul (Matt Damon) dhe gruaja e tij, Audrey (Kristen Wiig), marrin vendim që ta braktisin jetën e tyre stresuese në Omaha, të zvogëlohen dhe të zhvendosen në shoqërinë e re, të vogël.

Pesëmbëdhjetë yjet e famshëm që nuk e keni menduar kurrë që kanë të njëjtën moshë (Foto)
Lexo po ashtu Pesëmbëdhjetë yjet e famshëm që nuk e keni menduar kurrë që kanë të njëjtën moshë (Foto)

Ky vendim do të nxisë një numër të madh sfidash të reja dhe aventurash jetësore.

(Foto: Variety)

Filmi i ri i regjisorit Alexander Payne, premierën e ka pasur në festivalin prestigjioz të filmit në Venecia.

Ndërkaq, në kinema do të nisë shfaqjen kah muaji dhjetor. /Telegrafi/