LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi për Bordin e Agjencisë së Akreditimit: U shkarkua sepse nuk dha rezultatet e pritura! (Video)

Bytyqi për Bordin e Agjencisë së Akreditimit: U shkarkua sepse nuk dha rezultatet e pritura! (Video)

Në emisionin “Përballje” që transmetohet në RTV Dukagjini – prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu – me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqin, u diskutua gjendja e arsimit në Kosovë. 

Bytyqi ka folur për prioritetet e Ministrisë që udhëheq dhe detyrat që e presin arsimin parauniversitar dhe atë universitar. Me këtë rast ai u ndal te shkarkimi i Bordit të Agjencisë së Akreditimit. Sipas tij, anëtarët e këtij bordi janë të emëruar politikë dhe vendimi për shkarkimin e tyre ka qenë politik.


“Është konsideruar se nuk ka dhënë rezultate të pritura”, ka thënë ai. “Nga vlerësimet që kryeministri i ka marrë, për mos respektimin e të gjitha procedurave që janë në fuqi e punët që duhet ta kryejë, ka kërkuar nga unë që ta shkarkoj”.

Bytyqi u shpreh se edhe në takim me Blerim Rexhën – tashmë ish-anëtar i këtij Bordi – kishin diskutuar për këto tema dhe për parimet që duhet t’i ketë Agjencioni i Akreditimit.

“Rexha e pranoi në takim se jo gjithmonë Bordi kanë arritur t’i respektojnë kriteret e procedurat për licencim”, tha ai.

Më tej ministri ka shtuar se me këtë temë mund te merren edhe organet tjera, ndërsa shton se “është mirë të ndalet diçka që nuk funksionon mirë”.

Sipas tij, Bordi i ri i Agjencisë së Akreditimit – ku deri tash janë emëruar gjashtë anëtarë, ndërsa së shpejti do të emërohen edhe tre të tjerë – “është profesional dhe me kredibilitet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori