LAJMI I FUNDIT:

Këtë nuk e keni ditur: Sekreti i lëvores së portokallit

Këtë nuk e keni ditur: Sekreti i lëvores së portokallit

Pasi ta lexoni këtë tekst, lëvoren e portokallit kurrë më nuk do ta hidhni.

Është treguar që lëvorja e portokallit ka shumë efekte në përmirësimin e shëndetit sesa edhe vetë fryti i kësaj peme.

Përmban shumë kalcium, madje dyfish më shumë sesa bërthama dhe kështu forcon eshtrat.


Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të flavonoideve, lëvorja e kësaj peme mediterane rregullon shtypjen e gjakut dhe ul kolesterinën.

Lëvorja e portokallit përmban 60 lloje të flavonoideve dhe më shumë se 170 lloje të fitonutricientëve, përpos që është e pasur me vitamina, pektina, minerale dhe fibra.

Gjithashtu, për shkak të antioksidanseve të përmendura, është shumë e dobishme në rastet e preventivës, pra edhe të shërimit të kancerit, transmeton Telegrafi.

Studimet tregojnë se lëvorja e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.

Është e pasur me vitaminën C, është konstatuar që lëvorja e portokallit është një ndër artikujt më të shëndetshëm të cilin deri tani e kemi injoruar.

Lëvorja e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë depërtimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.

Nëse ju vjen era e keqe nga goja, përtypni lëvore të portokallit në vend të çamçakëzit, ku era e keqe do t’iu largohet si me dorë.

Meqenëse shija nuk është e ëmbël sa edhe vetë fryti, mund ta përdorni të grirë në rende për sallata, madje është i mirë edhe të përgatitet si çaj.

Konsumimi me shtesa apo ngrënia vetëm e lëvores organike, i bëni organizmit tuaj një favor të madh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori