Fëmijët e femrave të cilat kanë kaluar kimioterapinë i ndiejnë pasojat disa vite më vonë
Efektet e shërimit intensiv janë të njohura, mirëpo ky hulumtim i ri është i pari i cili tregon dëmin të cilin e trashëgon gjenerata e ardhshme.
Shkencëtarët kanë zbuluar që pasardhësit e femrave të cilët u janë nënshtruar kimioterapisë para shtatzënisë kanë shanse 70% më pak që vetë të lindin fëmijë.
Efektet e shërimit intensiv në aftësinë riprodhuese të pacientes janë mirë të njohura, mirëpo ky hulumtim i ri është i pari që tregon dëmin të cilin e trashëgon gjenerata e ardhshme.
Ekspertët besojnë që barnat për kimioterapi, të cilat depërtojnë në qarkullim gjaku dhe përhapen në tërë trupin, mund të ndryshojnë informacionet gjenetike të qelizave trashëguese.
Efekti i këtillë nuk është shënuar te fëmijët e meshkujve të sëmurë nga kanceri, me siguri për shkak të faktit që sperma vazhdimisht rigjenerohet, ndërsa femra lind me të gjitha vezoret të cilat do t’i ketë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.
Femrat e shëruara nga kanceri derisa kanë qenë në moshë riprodhuese, gjithnjë e më shumë nxiten në ruajtjen e aftësive të tyre riprodhuese me ngrirje të thellë të qelizave vezore.
Rezultatet e studimit të Universitetit në Utah kanë zbuluar që fëmijët të cilët janë lindur pasi që nënat e tyre janë trajtuar me kimioterapi, kanë pasur 72 për qind më pak fëmijë në krahasim me popullatën e përgjithshme.
Sa për krahasim, fëmijët e prindërve të cilët i janë nënshtruar të njëjtit tretman, kanë pasur vetëm dy për qind më pak fëmijë.
Rezultatet theksojnë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve në ruajtjen e aftësisë riprodhuese para kimioterapisë të gjitha pacienteve të cilat janë me kancer në moshën riprodhuese, ndërkaq dëshirojnë të kenë fëmijë dhe nipër në të ardhmen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ka gjithnjë e më shumë prova se ndotja e ajrit është e lidhur me këtë çrregullim të lëkurës
Qasja e fizioterapisë ndaj problemeve urogjenitale te femrat dhe meshkujt
Një test i pështymës zbulon kancerin e prostatës në 15 minuta: Një metodë e re që është dy herë më efektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit