LAJMI I FUNDIT:

​Parlamenti britanik i kërkon Twitter-it një listë të llogarive ruse

​Parlamenti britanik i kërkon Twitter-it një listë të llogarive ruse

Një komision parlamentar britanik i shkroi sot kreut të Twitter-it, Jack Dorsey, për të marrë një listë të llogarive të përdoruesve ruse përgjegjës për “ndërhyrje” në procesin demokratik në Britaninë e Madhe.

Kjo kërkesë e përpiluar nga Komisioni i ngarkuar për dixhitalizimin, kulturën, mediat dhe sportin (DCMS) të Dhomës së Komunave, vjen pas marrjes në pyetje, këtë javë në Kongresin amerikan të drejtorit juridik të Twitter Sean Edgett.

Me këtë rast, sqaroi komisioni DCMS, Twitter zbuloi 2.752 llogari që kishin lidhje me l’Internet Research Agency, një kompani në Shën Petërburg e lidhur me shërbimet sekrete ruse dhe e akuzuar se ka publikuar mijëra mesazhe për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.


“Më vonë u identifikua se disa nga këto llogari postonin kryesisht informacione me përmbajtje që kishin lidhje me politikën britanike”, shkruan në një letër drejtuar kreut të Twitter presidenti i DCMS, Damian Collins.

“Çdo ndërhyrje e aktorëve të huaj në procesin demokratik në Britaninë e Madhe, është qartësisht një çështje e rëndë”, shtoi ai.

Damian Collins i kishte dërguar në 19 tetorin e kaluar një kërkesë të ngjashme kreut të Facebook, Mark Zuckerberg, duke i kërkuar informacione në lidhje me disa llogari aktive ruse gjatë referendumit për Brexit më 23 qershor 2016, më pas gjatë legjislativeve të 8 qershorit 2017.

Këto hapa janë në kuadër të një hetimi për fenomenin e “fake news” (lajmeve të pavërteta) të ndërmarra nga komisioni.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori