LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Ministri i Brendshëm i Surinamit konfirmoi se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Mediat serbe: Ministri i Brendshëm i Surinamit konfirmoi se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Mediat serbe po raportojnë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq mbrëmë ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm të Surinamit, Mohammed Fajzel Nersalima.

Danas dhe mediat e tjera në Serbi raportojnë se ministri i Surinamit ka theksuar që vendimi për ta tërhequr njohjen ndaj Kosovës kishte ardhur pas konsultimeve të shumta edhe me presidentin e shtetit, transmeton lajmi.net

Nersalima tutje tha se kjo ndikon jashtëzakonisht mirë në përmirësimin e raporteve ndërmjet Surinamit dhe Serbisë.


Kurse, Daçiq deklaroi se ky ishte një vendim i cili shprehu miqësinë ndërmjet dy vendeve.

Ndryshe, zyrtarët e qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë dokument zyrtar që njofton për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami.

Ishte pikërisht Daçiq i cili gjatë ditës së martë paraqiti një dokument, ku thuhej se Surinami tërheq njohjen ndaj shtetit të Kosovës.