LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kuvendi i Kosovës nuk po mundet t’i përcjellë punët e qeverisë

Haradinaj: Kuvendi i Kosovës nuk po mundet t’i përcjellë punët e qeverisë

Deputeti Daut Haradinaj,  nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se zgjedhjet lokale kanë bërë që të mos ketë funksionalitet të plotë të punës së Kuvendit të Kosovës.

“Secili komision e ka kalendarin e punës. Nuk mund të them se ka vonesë në punë. Është logjikë që çdo ndërrim i qeverisë ndikon në punën. Sa i përket dinamikës së qeverisë, Kuvendi i Kosovës, nuk po mund të përcjellë punët e qeverisë”, tha ai në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës.

Haradinaj për zgjedhjet e 22 tetorit, tha se si AAK, janë të kënaqur me rezultatet.


“Në nivel të Kosovës, kemi përfaqësim të mirë në të gjitha komunat. Kemi rritje në Prishtinë me tetë mijë vota. Jemi ri kthyer ku kemi qenë në 2009, kemi tani në total 116 mijë vota në të gjitha komunat e Kosovës”, tha ai. Haradinaj përmendi komunat ku ka pasur rritje enorme të votave për AAK-në.

Ai tha se për Prishtinën do të vendos AAK-ja. “Tetë mijë votat e AAK-së, që janë në Prishtinë, janë vendimtare për fitoren në Prishtinë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori