Qendra për liri ”Civil” me një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka njoftuar se është sulmuar vëzhguesi i tyre në Komunën e Sarajit.
”Në mes të ditës, personi S.M., anëtar i BDI në komunën Saraj, ka sulmuar fizikisht një aktivist dhe vëzhgues të Civilit. Incidenti ka ndodhur dje, më 1 nëntor, në afërsi të qarkores në Gjorçe Petrov, në ora 14. Civili ka marrë masa emergjente dhe kontrollime në terren dhe vërtetim të të gjitha të dhënave, ka kërkuar edhe deklaratë me shkrim nga vëzhguesi dhe e ka siguruar dokumentacionin e duhur për incidentin.”
”Civili konstaton se sulmuesi është anëtar i këshillit zgjedhor në f. Llaskarcë, ndërsa arsyeja për sulmin mbi anëtarin tonë është pikërisht se ai ishte vëzhgues, i akredituar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe i autorizuar nga Civili, për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në vendvotimin në të cilin sulmuesi ka qenë anëtar i këshillit zgjedhor.”
”Që në ditën e votimeve, më 29 nëntor, sulmuesi haptazi u është kërcënuar vëzhguesve të Civilit, për të cilën arsye ata ishin të tërhequr nga vendvotimi, ndërsa në mënyrë publike, në konferencë për shtyp, u bë thirrje ndaj institucioneve relevante që të reagojnë. Gjatë ditës zgjedhore, më 20 nëntor, në ora 13:30, Civili apeloi deri te KSHZ dhe MPB të marrin masa për mbrojtjen e procesit zgjedhor në f. Llaskarcë. Nuk kemi informata nëse kjo ka ndodhur, mirëpo sulmi i djeshëm është tregues i qartë se si qëndrojnë punët.”
”Sulmuesi e ka vërejtur vëzhguesin tonë në Gjorçe Petrov gjatë ditës së djeshme dhe e ka sulmuar ashpër me grusht, dhe si pasojë e sulmit, vëzhguesi jonë ka pranuar lëndime të konstatuara nga institucion shëndetësor. Rasti është paraqitur në polici gjatë ditës së djeshme.”
”Civili e informon opinionin se bëhet fjalë për sulmues i cili është anëtar ndikues i partisë qeverisëse BDI, i cili e morri guximin që në mes të ditës ta sulmojë vëzhguesin tonë, vetëm për shkak se e ka kryer detyrën me përgjegjësi si vëzhgues i akredituar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dhe anëtar i autorizuar i ekipit monitorues i Civilit.”
”Civili e dënon ashpër këtë akt barbar dhe kërkon në mënyrë kategorike nga institucionet shtetërore ta mbrojnë anëtarin tonë dhe familjen e tij nga presionet e mëtutjeshme dhe nga kërcënimet për sigurinë e tyre” thonë nga CIVIL.
”Sulmi mbi një anëtar të Civilit është sulm mbi gjithë organizatën!” përfundojnë nga CIVIL. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë