LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Partizanit u bën thirrje tifozëve: Kosovën mund ta përmendni, por jo shqiptarët

Klubi i Partizanit u bën thirrje tifozëve: Kosovën mund ta përmendni, por jo shqiptarët
BELGRADE, SERBIA - MAY 27: Serbian riot police officers clash with Crvena Zvezda soccer fans during the final match of Serbian Cup between Fc Partizan and Fc Crvena Zvezda on May 27, 2017 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Në stadiumin e Partizanit të Beogradit janë shtuar masat e sigurisë në prag të ndeshjes së nesërme me Skënderbeun.

Klubi i skuadrës serbe shpreson që kjo ndeshje të kalojë e qetë dhe pa incidente.


“Bëni tifo fer, pa lëshime shoveniste e fashiste”.

Kështu thuhet në udhëzimin për rregullat në ndeshjen Partizani – Skënderbeu të lëshuar nga klubi beogradas.

Biletat gati janë shitur, por bashkë me to edhe të dhënat e secilit dhe sqarimet që secili ta dijë vendin e tij. Janë vendosur edhe 96 kamera sigurie për ta filmuar çdo detaj.

Pamje nga tribunat e Partizanit /Getty Images)

Drejtuesit e Partizanit, thonë se është një sprovë që duhet kaluar. Klubi ndodhet para problemeve dhe gjëja më e vogël i sjell gjobë dhe mungesë publiku. Kosova mund të përmendet, por jo ‘shiptari’ siç i quajnë disa serbë shqiptarët si ofendim.

Predrag Vujovic, Drejtor i Marketingut te Partizani, ka thënë që të pritet mysafirët siç na kanë pritur.

Priten shumë tifozë të Partizanit në stadium /Getty Images)

“Ne do të luajmë kundër Skënderbeut, një klub që na ka pritur më shumë se sa korrekt”.

“Edhe ju keni pasur te Skënderbeun grupe njerëzish që kanë brohoritur gjëra që ne nuk i kemi dëgjuar, por UEFA po. Ne duam që kjo ndeshje të kaloj mirë edhe për interesin tonë dhe për mikpritje”.

Fansat e Partizanit /Getty Images)

Nën logon e këtij klubi garojnë, në sporte të ndryshme, mijëra profesionist në 28 klube që përfaqësojnë Shoqërinë Jugosllave Sportive, e cila është organizata më triumfuese me medalje nga ato të bronzta e deri tek Legjioni i Nderit nga shteti francez.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori