LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Malta pajtohen për Forum Ekonomik në mes dy vendeve

Kosova dhe Malta pajtohen për Forum Ekonomik në mes dy vendeve

Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Maltë, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, u prit në një takim nga ministri i Jashtëm dhe Promovimit të Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela.

Siç njofton zyra e Pacollit, më margjina të këtij takimi, ministri i Jashtëm Pacolli fillimisht e ka falënderuar homologun e tij për pritjen, mbështetjen e palëkundur dhe të gjithanshme nga ky shtet, ndërkohë që ka kërkuar që mbështetja e njëjtë të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në lidhje me prioritetet strategjike të Kosovës, siç është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtare të Kosovës.

Ministri i Jashtëm Pacolli i përcolli edhe ftesën për të vizituar Kosovën ministrit Abela, gjë e cila është pranuar me kënaqësi. Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ministri Abela, me propozim të ministrit Pacolli do të shoqërohet me biznese nga Malta, në mënyrë që të organizohet një Forum Ekonomik në mes dy vendeve respekive.


Gjatë takimit, ministri i Jashtëm Maltës, Abela ka rikonfirmuar qëndrimin se Malta do të vazhdojë që ta mbështesë Kosovën në lidhje me anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare, procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave dhe se Malta është e hapur për të shikuar rrugët dhe mundësitë, që shpijnë drejt thellimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ekonomia e shtetit të Maltës është rritur 5 për qind gjatë vitit 2016, duke u vlerësuar si ekonomia me shpejtësinë më të madhe të rritjes brenda Bashkimit Evropian. Të hyrat për kohë banori në këtë shtet llogaritet të jenë rreth 39 mijë dollarë në vit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Qindra mundësi pune të reja çdo ditë – Zbuloni platformën që po ndryshon tregun e punës

Qindra mundësi pune të reja çdo ditë – Zbuloni platformën që po ndryshon tregun e punës

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Kalo në kategori