LAJMI I FUNDIT:

Kompania japoneze, shpërblim për jo duhanpirësit

Kompania japoneze, shpërblim për jo duhanpirësit

Asnjë dënim për kë pi duhan, por një çmim për atë që nuk ngrihet nga tavolina për të tymosur një cigare; kjo është zgjedhja inovative e një shoqërie japoneze marketingu.

Punonjësit që nuk pinë duhan mund të kenë gjashtë ditë më shumë pushime të paguara. Gjithçka ka nisur nga sinjalizimi i një punonjësi që nuk pinte duhan, i cili ka paraqitur një ankesë në kutinë e ankesave të kompanisë. Numri një i kompanisë e ka lexuar letrën dhe ka vendosur të vlerësojë ata që nuk e kanë vesin.


Në fakt, kush ngrihej nga tavolina për të pirë një cigare humbiste më shumë kohë sepse kompania, gjendet në katin e 29 të një ndërtese në Tokio dhe si rrjedhojë, aktiviteti pezullohej për të paktën një çerek ore, transmeton tch.

Iniciativa e kompanisë vjen në një moment në të cilin Japonia, në prag edhe të olimpiadës së 2020, po rishikon legjislacionin mbi pirjen e duhanit në vende publike, deri më tani, i lejueshëm pa kufizime.

Në trend Fun

Më shumë
Pikërisht atëherë kur mendoni se

Pikërisht atëherë kur mendoni se "dita juaj shkoi shumë keq" - shihni këto fotografi dhe ndoshta do të ndryshoni mendim

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Interesante
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Kalo në kategori