LAJMI I FUNDIT:

Russell: Ministria e Inovacionit ndihmon bizneset në rritjen e performancës

Russell: Ministria e Inovacionit ndihmon bizneset në rritjen e performancës

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së dhe Koordinator i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin reciprok dhe përkrahjen në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ministri Beqaj e njoftoi Russell me fushëveprimtarinë dhe objektivat e ministrisë që ai drejton, me theks të veçantë në përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në rritjen e performancës në biznes.

Ai po ashtu shprehu edhe përkushtimin për përkrahje të të rinjve dhe grave në biznes, si dhe për hapjen e qendrave rajonale të inovacionit dhe inkubator biznesi.


Përfaqësuesi i përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell, e cilësoi shumë të rëndësishëm formimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe mundësinë që ky institucion t’u ndihmojë bizneseve në rritjen e performancës së tyre.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen interesimin e tyre për bashkëpunim në fushat specifike, në veçanti në aspektin e konsulencës dhe programeve të trajnimit për bizneset.

Ministri Beqaj dhe Russell u pajtuan që bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me UNDP-në të vazhdojë edhe më tutje. /Telegrafi/