LAJMI I FUNDIT:

Historia më e suksesshme e një klubi të refugjatëve – Kurdët themeluan klubin në Suedi dhe e quajnë përfaqësuese të vendit të tyre, sot pjesë e elitës së futbollit suedez (Foto/Video)

Historia më e suksesshme e një klubi të refugjatëve – Kurdët themeluan klubin në Suedi dhe e quajnë përfaqësuese të vendit të tyre, sot pjesë e elitës së futbollit suedez (Foto/Video)

Fansat e futbollit kurdë anembanë botës kanë festuar në këtë fundjavë, pasi në mungesë të Kombëtares së tyre, ata kanë krijuar një klub në Suedi dhe pas 13 vitesh janë pjesë e elitës së futbollit suedez. 

I krijuar nga emigrantët kurdë në qytetin e Borlaenge, klubi Dalkurd sot ka 1.5 milion ndjekës në Facebook dhe shumica e tyre janë kurd që jetojnë në shumicën e vendeve të botës.


Rawez Lawan e ka shënuar golin e vetëm kundër GAIS në ndeshjen vendimtare për t’i dhënë promovimin klubit kurd.

Logo e klubit

Prindërit e Lawan janë nga Slemani, qytet në kufi mes Iranit dhe Irakut, ndërsa ata kanë emigruar në Suedi në vitin 1981 në Malmo, ku pas gjashtë viteve iu lindi një djalë.

“Për momentin po kalojmë një kohë të vështirë në Kurdistan dhe sot ka shumë njerëz me buzëqeshje në fytyrat e tyre”.

Festa e tifozëve të Dalkurt në një ndeshje

“Ata mund të harrojnë jetën e përditshme për një çast dhe ta shijojnë këtë moment që e kemi arritur”,  ka thënë Laëan për Reuters pas ndeshjes historike për ta.

Historia e krijimit të klubit dhe aksionarët miliarderë kurdë

Dalkurd, njihet si përfaqësuesja e një vendi që nuk ekziston, por që luante në divizionin e dytë suedez.

Plot 13 vjet më parë ata nuk kishin një emër, një stemë dhe një fanellë. Por kurdët ja arritën dhe e krijuan klubin, edhe pse refugjatë në Suedi.

Festa e promovimit në elitë

Për 13 vite ata kaluan plot shtatë rangje duke u ngjitur dhe sot janë pjesë e elitës së futbollit suedez. Dëshira e tyre është që vitin e ardhshëm të luajnë ndaj turqve të Galatasaray ose Fenerbahce në Ligën e Kampionëve.

Festa pas promovimit në elitën e futbollit kurd

Turqia një vend me shumë kurdë, ndërsa ata shtrihen edhe në vende të tjera si Siri, Irak dhe Iran.

Në vitin 2004, nëntë refugjatë kurdë formuan skuadrën. Stema e klubit kishte flamurin e Kurdistanit. Klubi fillimisht u forma që t’i mbanin emigrantët kurdë larg rrugëve.

Tifozët gjatë ndeshjeve

Skuadra u rrit shumë dhe në vitin 2016, shoqëria që e zotëronte klubit shiti 49% të aksioneve te dy miliarderë, vëllezërit Sarkar the Kawa Junad.

Pjesë e suksesit është edhe një shqiptar, Kujtim Bala nga Kosova, që luan mbrojtës nga vitin 2016.

Jetojnë këtë mrekulli edhe pse ishin afër vdekjes

Lojtarët dhe stafi i kishin shpëtuar një tragjedie si ajo e Chapecoenses. Ishte viti 2015 kur klubi nuk kishin hipur në fluturimin e destinuar për ta.

Aeroplani që ishte rrëzuar dhe lojtarët nuk hipën në të

Në atë aeroplan vdiqën 150 persona. Futbollistët ishin në Spanjë dhe vendosën të marrin linja të tjera udhëtimi e jo aeroplanin që u përplas.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori