LAJMI I FUNDIT:

Nesër do të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Maqedonisë

Nesër do të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për nesër në orën 11:00 e ka caktuar seancën e 18-të, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, në mënyrë shtesë do të caktohet seancë për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, të cilët do të vijnë në vendet e atyre, të cilët në zgjedhjet lokale u bënë kryetarë komunash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite të kësaj seance, e cila është e para pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale janë propozim-vendimi për ndryshim të vendimit për dërgim të një pjesëtari të URM-së në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 15 paragrafi 4 alineja 5 dhe neni 69 nga Ligji për tokë ndërtimore, i parashtruar nga kryetari i Komunës Ilinden, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 12 dhe nenit 13 nga Ligji për tokë ndërtimore, të parashtruar nga ushtruesi i detyrës kryetar i Komunës së Strugës.


Gjithashtu në këtë seancë janë edhe kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 9 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji për furnizime publike, i parashtruar nga kryetari i Komunës së Kumanovës, si dhe kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 14 paragrafi 4 dhe neni 42 paragrafi 10 nga Ligji për lëndë të para minerale, i parashtruar nga kryetari i Komunës së Bogdancit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga

Politikë
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Politikë
Kalo në kategori