LAJMI I FUNDIT:

“Gruevski asnjëherë për asgjë nuk ka mbajtur përgjegjësi”

“Gruevski asnjëherë për asgjë nuk ka mbajtur përgjegjësi”

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski edhe pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale refuzoi të mbajë përgjegjësi, por për rezultatin jo të mirë të partisë së tij ai akuzoi policinë, por edhe një pjesë të kryesisë së partisë. Sipas ekspertëve, fajtori i drejtpërdrejtë i humbjes së OBRM-PDUKM-së është Gruevski dhe është e mundur që ai të viktimizojë funksionarë tjerë të partisë që të shpëtojë veten e tij.

OBRM-PDUKM humbi zgjedhjet lokale edhe sipas komunave të marra edhe sipas numrit të votave. Dy kritere që para zgjedhjeve siç deklaroi Gruevski, janë të rëndësishme të shihet kush nuk do ta merr besimin e popullit dhe theksoi se nëse kjo i ndodh OBRM-PDUKM-së ai do të mbajë përgjegjësi.

Por, pas përfundimit të votimeve në zgjedhjet lokale Gruevski për rezultatin e partisë së tij akuzoi policinë dhe një pjesë të udhëheqësisë së partisë.


Mitko Gaxhovski për REL, përcjell Telegrafi Maqedoni, tha se Gruevski prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Përzhinës e shkel fjalën e tij të dhënë. Ai thotë se është e pritshme që Gruevski fajin t’ia hudh tjerëve, gjegjësisht të gjithë të jenë fajtorë përveç tij.

Gaxhovski nuk e përjashton mundësinë që Gruevski të viktimizojë të tjerët, por sipas tij nuk do të ketë dëshpërim më të madh ppër anëtarësinë e partisë, nëse ai mbetet akoma lider.

Ndryshe, Gruevski edhe pas skandalit të përgjimeve refuzoi të mbajë përgjegjësi, ndërsa atë e bënë disa funksionarë tjerë të partisë të cilët u larguan nga udhëheqësia duke dhënë dorëheqje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori