LAJMI I FUNDIT:

Valero: Ende herët të flasim për titullin

Valero: Ende herët të flasim për titullin
MILAN, ITALY - OCTOBER 24: Iglesias Borja Valero of FC Internazionale Milano in action during the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on October 24, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Borja Valero erdhi këtë verë te Interi, pasi la Fiorentinën dhe pas 11 javësh si titullar, gjeti më në fund golin e parë me fanellën zikaltër.

Mesfushori spanjoll shënoi golin e parë ndaj Veronës, një kundërshtari që i ka shënuar edhe herë të tjera dhe zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë.


“Jam shumë i lumtur për golin, por më i lumtur jam për fitoren. Jemi një skuadër cinike, me dëshirë të madhe për të fituar dhe këtë e treguam edhe sot”.

“Është ende herët për të folur për titullin, sepse kanë mbetur akoma shumë javë e beteja për t’u fituar”, tha Vallero.

Tani 32-vjeçari vlerëson punën e Luciano Spallettit dhe shpreh gatishmërinë për t’u aktivizuar në çdo pozicion të fushës, ku skuadra ka nevojë.

“Unë luaj ku të dojë trajneri. Pas Icardit kam më shumë mundësi të hyj në zonë, por më mbrapa prek më shumë topa, kështu që ndihem mirë në të dy pozicionet”.

“Mendoj se mungesa e kupave do të na ndihmojë të përballojmë kampionatin, por kam besim te Spalletti, që di të na stërvitë kokën dhe këmbët”, shtoi Valero. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori