LAJMI I FUNDIT:

Gruevski i pakënaqur: Shantazhe, kërcënime, trysni ndaj qytetarëve. OBRM-ja nuk do të përkulet

Gruevski i pakënaqur: Shantazhe, kërcënime, trysni ndaj qytetarëve. OBRM-ja nuk do të përkulet

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski nuk është aspak i kënaqur me procesin zgjedhor të rrethit të dytë të Zgjedhjeve Lokale që do të tregojnë se kush do të udhëheqë me komunat në Maqedoni në katër vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai hodhi akuza për siç tha atmosferë jodemokratike, kërcënime sistematike dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

”Atmosfera demokratike, për fat të keq, në këtë përiudhë nuk mund ta shohim. Aq sa kishte parregullsi në rrethin e parë të votimit, u forcuan më shumë në rrethin e dytë. Kryesisht u manifestua në dy forma: blejre masovike të qytetarëve si asnjëherë më parë në Maqedoni, si edhe me kërcënime, trysni dhe shantazhe ndaj nejrëzve. kryesisht ndaj aktivistëve tanë, nga ana e LSDM-së”, deklaroi Gruevski.


Ai shtoi se ”njerëzit hapur shantazhohen me humbje të vendit të punës, posaçërisht administrata, me padi penale, mospërfitim beneficionesh, … ky është një organizim masovik, sistematik.”

Sipas tij, megjithë këto probleme, OBRM-PDUKM-ja nuk do të përkulet, duke përfunduar se lufta e kësaj partie sapo ka filluar./Telegrafi/