LAJMI I FUNDIT:

Faktet që demantojnë udhëheqjen komunale të Kaçanikut: Shkolla Profesionale në kushte joprofesionale (Video)

Faktet që demantojnë udhëheqjen komunale të Kaçanikut: Shkolla Profesionale në kushte joprofesionale (Video)

Publikimi i pamjeve të Shkollës Profesionale “Feriz Guri – Vëllezërit Çaka” të Kaçanikut, në debatin për zgjedhjet lokale “Debat Pernime“, ka ngjallur reagimin e kryetarit Besim Ilazi dhe të Drejtorisë së Arsimit të kësaj Komune.

Në një bisedë përmes telefonit me KALLXO.com, Ilazi tha se gjendja e shkollës e shpërfaqur në “Debat Pernime” nuk është e mandatit të tij. Sipas tij, fotoja me dërrasën e zezë të dëmtuar është e vitit 2012.

Por, kjo mohohet nga mësimdhënësi i shkollës, Basri Kodra, i cili ka thënë se fotot e infrastrukturës shkollore ku shihen tabelat e dëmtuara dhe dritat e varura janë të vitit 2017.


“Kam bërë foto të klasave pa dyer, të xhamave të thyer, të bankave të çrregulluara dhe të prishura. Kam bërë foto të tabelave që ishin tejet të shkatërruara. Disa nga këto foto edhe i kam publikuar”, tha Kodra.

Sipas tij, fotoja e tabelës dhe dritës së rënë në Shkollën Profesionale, janë bërë në vitin 2017, pikërisht gjatë këtij mandati të udhëheqjes komunale.

Për të parë nga afër problemet e kësaj shkolle, ekipi i KALLXO.com ka vizituar shkollën me ç’rast ka biseduar me ushtruesin e detyrës së drejtorit, Zekrija Baftiu. Ai tha se qëkur ka marrë këtë pozitë, para një muaji, nuk ka pasur dëmtime të tabelave!

“Ato tabela kanë qëndruar diku -4 muaj dhe janë eliminuar për shkak se kanë qenë material i dobët, kanë qenë letër, dhe me lagien me shpuzë e kanë humbur formën e vet dhe janë dëmtuar”, tha ai.

Baftiu tregoi se shkolla është e vjetër dhe se shpeshherë bien tabelat nga muret e dobëta. Po ashtu, shkolla ka probleme me hapësirë për mësimnxënie dhe ka mungesë të sallës së edukatës fizike e cila për momentin është e improvizuar.

“Nga 34 paralele kemi 13 klasë dhe mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Gjatë kësaj kohe kemi edhe klasë lëvizëse për shkak të mungesës së hapësirës”, deklaroi ai. /kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori