LAJMI I FUNDIT:

Blero me Albulena Ukajn sjellin baladën “Mbylli sytë” (Video)

Blero me Albulena Ukajn sjellin baladën “Mbylli sytë” (Video)

Blero ka sjell projektin më të ri muzikor.

“Mbylli sytë”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Në fakt, ai ka bashkëpunuar për këtë krijimtari artistike me këngëtaren e talentuar Albulena Ukajn.


Albulena Ukaj

Kënga është një baladë e dashurisë, tekstin e së cilës e ka shkruar Fatmir Muja.

Theksojmë se orkestrimin e këngës e ka bërë Prygo, ku ky fundit së bashku me këngëtarin e ka bërë instrumentalin.

XL FIlms, produksion prizrenas është kujdesur për xhirimin e videos së këngës.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Bleros, i cili ka paralajmëruar edhe videoklipe të reja. /Telegrafi/

https://youtu.be/-4Q3O0bvqms