LAJMI I FUNDIT:

Manchester United – Tottenham Hotspur, formacionet zyrtare

Manchester United – Tottenham Hotspur, formacionet zyrtare

Manchester United do të mundohet t’i rikthehet fitoreve pas humbjes në xhiron e kaluar në Ligën Premier.

United para shikuesve të vetë do të pres skuadrën londineze të Tottenham Hotspurs, e cila ka pikë të njëjta me Djajtë e Kuq.

Manchester humbjen e fundit që e ka pësuar si vendas ndaj ‘gjelave’ është në vitin 1989, kur atëbotë pësoi humbje me rezultat 3-0.


https://youtu.be/AX-XdMm5G0U?t=1

Tashmë Jose Mourinho dhe Mauricio Pochetino kanë publikuar formacionet zyrtare të ekipeve të tyre.

Fellaini, Pogba dhe Ibrahimovic nuk do të jenë në dispozionin të Unitedit, në anën tjetër Spursave do t’iu mungojë sulmuesi kryesor, Harry Kane dhe mesfushorët, Erik Lamela si dhe Wanyama.

Ndryshe, takimi është i vlefshëm për xhiron e dhjetë të ligës elitare angleze dhe pritet të fillojë në ora 13:30. /Telegrafi/

Man.United: De Gea; Bailly, Jones, Smalling; Valencia, Herrera, Matic, Young; Mkhitaryan, Lukaku, Rashford.

Tottenham: Lloris (C), Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Dier, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son.