Në Kosovë numri i kategorive sociale ndër vite ka shënuar rritje. Aktualisht janë disa kategori sociale me një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të vendit që hyjnë në skemat sociale.
Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.
Ndërkohë, së fundmi është paralajmëruar nga ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza se duke filluar nga janari i vitit 2018 do të përfshin në pagesat e rregullta edhe viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
“Kjo kategori të përfshihet në kuadër të buxhetit të rregullt, ku përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pagesat për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë të pranohen në baza të rregullta, me qëllim që kjo kategori e çmuar dhe e ndjeshme e shoqërisë tonë të trajtohet me dinjitet dhe respektin më të lartë”, ka thënë ministri Hamza.
Sipas një përgjigjeje të Zyrës për informim të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhënë për Radion Evropa e Lirë tregohet se një shumë e konsiderueshme e mjeteve të buxhetit të vendit ndahet për kategoritë sociale.
Nga buxheti i Kosovës, i cili në vitin 2017 kap vlerën mbi 1.8 miliard euro, për personat të cilët hyjnë në skemën e kategoritë sociale, janë ndarë mbi 300 milionë euro.
“Numri i familjeve më asistencë sociale në Kosovë është mbi 25 mijë, me mbi 100 anëtarë të familjes me një buxhet prej mbi 27 milionë euro. Pastaj janë pensionet e moshës që kapin shumë e mbi 113 milionë euro, pasuar nga pensionet kontribut-pagues në vlerë prej rreth 90 milionë euro dhe pensionet e parakohshme të punëtorëve të Trepçës me mbi 4 milionë euro”.
“Në kategoritë sociale për të cilat buxheti i Kosovës ndan mjete janë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile me një buxhet 38 milionë euro, me një numër të përfituesve mbi 12 mijë persona. Po ashtu janë edhe mbi 34 mijë veteranë të luftës për të cilët në vitin 2017 nga buxheti janë ndarë 38 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Skemat e shumta sociale nga ekspertë të çështjeve ekonomike ishin konsideruar si ngarkesë për buxhetin e vendit. Ata kishin vlerësuar se, meqenëse buxheti është nën presione të vazhdueshme, kryesisht nga segmentet sociale, ku gjithkush kërkon përfitime të drejtpërdrejta dhe jo përftime që krijohen përmes punësimit, vazhdimi i një situate të tillë sjell probleme dhe mund të sjellë një krizë edhe më të rëndë ekonomike në vend.
Drejtori i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi thotë për Radion Evropa e Lirë thotë se në Kosovë nuk ka pasur zhvillim ekonomik konform ndarjes që bëhet për kategoritë sociale.
“Pse është barrë e buxhetit për shkak të ngecjeve në zhvillim ekonomik. Ndoshta shuma prej mbi 300 milionë euro duket e madhe në krahasim më buxhetin total të Kosovës i cili është mbi 1.8 miliard euro, që i bie 1/6 shkon për kategoritë sociale. Kategoritë sociale nuk mund të shkurtohen pasi që ja përcakton ligji, por çka duhet të bëhet më shumë është të ngitet buxheti. Kështu që me një buxhet prej 3 miliardë kjo shumë mbi 300 milionë euro nuk do të ishte barrë e madhe”, thekson Ejupi.
Autoritet e vendit, shton Ejupi, duhet të krijojnë projekte të punësimit për personat të cilët hyjnë në kategoritë sociale e të cilat mund të jenë të punësuar.
“Nëse ka zhvillim ekonomik, ka vende të lira pune personat që marrin asistencë sociale do të largoheshin vetvetiu nga këto skema. Por, derisa nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk ka vende të reja të punës, atëherë domosdo skemat sociale dhe numri i këtyre personave për fat të keq do të rritet dhe nuk do të zvogëlohet. E vetmja zgjidhje do të ishte që Qeveria të fokusohet në zhvillim ekonomik”, thotë Ejupi.
Zgjerimi i shpejtë i shpenzimeve të buxhetit të Kosovës, që ka të bëjë me skema të ndryshme sociale, në vazhdimësi është kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e këtij mekanizimi patën deklaruar se mjetet për skemat sociale, veçanërisht beneficionet e lidhura me luftën, janë duke u bërë barrë presioni mbi buxhetin e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë