LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale pranon akuzat, do të ketë gjykim për rastin “Fortesa”

Gjykata Penale pranon akuzat, do të ketë gjykim për rastin “Fortesa”

Gjykata Penale sot pasdite ka pranuar aktin prokuror nga PSP për rastin “Fortesa”, njofton Nova TV. Kjo do të thotë se të akuzuarit në këtë rast do të gjykohen për shkatërrim të sistemit të përgjimeve.

Të akuzuarit në këtë rast janë persona që kanë qenë në krye të policisë gjatë kohës së qeverisë së kaluar. Ai që ka urdhëruar të shkatërrohen sistemet e përgjimit thuhet të jetë ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për keqpërdorim të detyrës gjithashtu akuzohet ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, si dhe dy të arrestuarit në Selanik, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.


Hetimet për lëndën me emrin “Fortesa” janë hapur më 29.03.2016. PSP pretendon se që të fshihen gjurmët e përgjimeve të paligjshme, janë shkatërruar dy sisteme për përgjim në DSK, me vlerë prej 10 milionë eurove./Telegrafi/