Skandali i Harvey Weinstein ka, sipas aktorit britanik Martin Clunes, edhe një anë tjeter.
55-vjeçari i njohur më së shumti për rolin e protagonistit në serialin televiziv “Doc Martin”, ka punuar me producentin e turpëruar amerikan për filmin “Shakespeare In Love”. Clunes thotë se nuk janë të pafajshme të gjitha ato që shkelin në studiot e Hollivudit dhe, pa bërë emra, u shpreh se disa aktore flirtojnë hapur me producentët, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmojë në karrierë.
“Një pjesë e tyre praktikisht i kam parë të shtrihen mbi të në një klub. Nëse do t’ua kisha bërë unë atyre një gjë të tillë, nuk e di si do shkonte kjo punë. Nuk është risi për asnjeri që këto grabitqarë lejojnë ca gjëra të ndodhin.
Sigurisht, e gjitha është padyshim e kobshme; është një formë prostitucioni, hilja më e vjetër që ekziston”, tha Clunes gjatë një eventi bamirësie në Londër.
Akuzat ndaj Weinstein, të ngritura nga dhjetëra gra mes të cilave edhe aktore të famshme, nisin që nga masazhet intime e deri tek përdhunimi. Policia e Los Angeles ka nisur një hetim ndaj manjatit të filmit pas akuzave të një aktoreje të paidentifikuar italiane për agresion seksual.
Producenti i shkarkuar së fundi nga kompania e filmave ku ishte bashkëthemelues, përballet po kështu me akuza për krime me lidhje seksuale në Nju Jork dhe Londër.
Ai pretendon se nuk ka bërë veprime ku nuk ka pasur mirëkuptim dypalësh. Një figurë tjetër e njohur e kinematografisë amerikane dhe botërore, Quentin Tarantino, kërkoi falje së fundi për faktin që ka heshtur mbi vesin e kolegut të tij, për të cilin rrëfeu se kishte qenë në dijeni. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet një video e Kim Kardashianit ku si adoleshente thoshte se do të bëhej e famshme një ditë
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
U filmua rrugëve të Tiranës, Egla zbulon se çfarë ndodhi para se të futej në Dhomën e Bardhë
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin
Finalisti Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘Post Big Brother’, Ledion Liço zbulon detajet
Egla Ceno përmbys rekordet – Videoja e fikjes së dritave të Big Brother VIP shënon shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi