LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja për krimin misterioz: BRSS frikësohej që SHBA-të do t’i akuzojnë për vrasjen e Kennedy-t (Foto)

Detaje të reja për krimin misterioz: BRSS frikësohej që SHBA-të do t’i akuzojnë për vrasjen e Kennedy-t (Foto)

Zyrtarët e BRSS-së janë frikësuar që amerikanët do t’i akuzojnë se kishin angazhuar Lee Harvey Osvlad të vrasë John Kennedy gjatë 22 nëntorit të vitit 1963, thuhet në një nga 2.891 dokumentet e publikuara me kërkesë të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan Daily Mail.

Dokumentet janë publikuar të enjten mbrëma nga Arkivi Kombëtar i SHBA-ve, por aty nuk janë publikuar të gjitha detajet, pasi që CIA dhe FBI kanë arritur ta bindin Trumpin që të mos publikojë 300 dokumente, transmeton Telegrafi.

Në një dokument të FBI-së të 1 dhjetorit të vitit 1963, drejtori i kësaj agjencie Jay Edgar Hoover, kishte raportuar se çfarë kishte zbuluar agjencia që ai drejtonte lidhur me reagimet e Sovjetëve për vrasjen e Kennedy, dhe mbi atë se çfarë në të vërtetë kishin ditur për Osvladin.


Një pjesë e dokumenteve kanë zbuluar se si rusët ishin të fiksuar pas teorive konspirative ashtu sikurse pjesë tjetër e botës.

Sipas këtyre dokumenteve, zyrtarët e Partisë Komuniste të BRSS-së kanë besuar se ishte organizuar mirë një teori konspirative nga të djathtët në SHBA-ve, në mënyrë që të tentojnë të bëjnë puq.

FBI besonte se vrasja e presidentit amerikan nuk ka qenë vepër e vetëm një personi, dhe se në këtë krim kanë marrë pjesë disa persona.

Dokumentet e publikuara “online”, gjithashtu kanë zbuluar se si rusët janë frikësuar që amerikanët do t’i akuzojnë për vrasje dhe se do të fillonte lufta, transmeton Telegrafi.

“Osvald është maniak i cili nuk i ka qëndruar besnik vendit të tij. Ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë organizate të BRSS-së dhe nuk ka pasur shtetësinë tonë”, thuhej në dokumente.

Dokumentet e CIA të majit të viti 1964 përmban bisedën me presidentit e atëhershëm të BRSS-së, Nikita Hrushchov, i cili kishte thënë se nuk beson se siguria amerikane është joadekuate, por se kishte ekzistuar konspiracioni që të vritet Kennedy. Ai gjithashtu kishte thënë se policia e Dallasit në Tekas kishte qenë bashkëpjesëmarrëse në vrasje.

Kujtojmë, Shtëpia e Bardhë ka publikuar “online” 2.891 dokumente lidhur me vrasjen e John F. Kennedy, por Trump megjithatë nuk i ka publikuar disa dokumente për opinionin për shkaqe të sigurisë, por ka kërkuar nga organet e sigurisë që në një afat prej gjashtë muaj të arsyetojnë kërkesën e tyre për mospublikim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori