LAJMI I FUNDIT:

Simptomat e zakonshme të tipit 1 dhe 2 të diabetit, të cilat nuk duhet t’i injoroni

Simptomat e zakonshme të tipit 1 dhe 2 të diabetit, të cilat nuk duhet t’i injoroni

Sipas një raporti të ri nga CDC, më shumë se 100 milionë amerikanë kanë diabet. Dhe një shifër alarmuese tyre, diku rreth 8 milionë, janë të padiagnostikuar dhe nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjen që kanë.

Pra, të qenit i/e aftë për t’i njohur simptomat e tipit 1 dhe 2 të diabetit është gjë e rëndësishme për diagnostikim të hershëm dhe për t’u trajtuar, transmeton Telegrafi.

Shkaktari i saktë i tipit 1 të diabetit ende mbetet i panjohur, por zakonisht zhvillohet kur sistemi i imunitetit të trupit i shkatërron gabimisht qelizat të cilat prodhojnë insulinë në pankreas gabimisht.


Simptomat e tipit 1 të diabetit janë:

– Ndiheni të etur vazhdimisht dhe gojën e keni të tharë

– Keni ndryshime në apetit

– Keni lodhje

– Shikimi u është dobësuar

– Keni infeksione të shpeshta

– Keni humbje të pashpjegueshme në peshë

– Frymëmarrje të rëndë

– Humbje të vetëdijes, etj.

Ndërsa tipi 2 i diabetit zhvillohet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës, apo kur pankreasi ndalon së prodhuari një sasi adekuate të insulinës.

Simptomat e tipit 2 të diabetit janë këto:

– Lëkurë të tharë

– Infeksione të shpeshta

– Ënjtje dhe dhimbje në duar dhe këmbë

– Humbje e libidosë, probleme riprodhuese dhe probleme me ereksion. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori